Trajneri i Spanjës, Vicente Del Boske, do të marrë një çmim që zakonisht i rezervohet kolegëve të tij italianë. Pasi drejtoi kombëtaren e vendit të tij në fitoren e Euro 2012, ku në finale mundi pikërisht Italinë me rezultatin 4-0, Del Boske do të nderohet me çmimin “Nils Liedholm”, i cili normalisht jepet për futbollin italian dhe përfaqësuesit më të mirë të tij.
Kjo traditë duket se është thyer pasi trajnerët italianë mendojnë se Del Boske e meriton këtë mirënjohje, ndërsa pjesëmarrja në ceremoni pret vetëm miratimin e Federatës Spanjolle.
Çmimi “Nils Liedholm”, i cili vitin e kaluar u fitua nga Karlo Ançeloti, është ideuar në nder të ish-futbollistit suedez, që ka patur një karrierë të shkëlqyer në vitet ‘50-’60.
Për Del Bosken, ky pritet të jetë vetëm trofeu i parë personal në një vit ku mendohet se ai do të fitojë gjithçka në sferën individuale, pasi është favoriti kryesor për të marrë edhe trofeun e “Trajnerit më të mirë” të UEFA dhe FIFA.
E meriton. Trajner qe ka marre titujt me te rendesishem ne bote. WORLD CUP, EUROPIAN CUP, CHAMPIONS LEAGUE.
ps: Liedholm ka qene dhe trajner (Milan, Roma) prandaj jepet titulli.