Olimpistja që refuzoi takimin me Hitlerin

13 Gusht 2012, 11:22Sport TEMA

Kur Turqia fitoi dy vendet e para në LO “Londra 2012” në 1500 metra vrapim në konkurrencën e femrave, dy atletet po shkonin hapave që i kishte vendosur tashmë 95-vjeçarja, e cila refuzoi të takonte Adolf Hitlerin, kur garoi në Lojërat Olimpike të vitit 1936.

Halet Cambel, atëbotë studente 20-vjeçare e arkeologjisë, ishte një nga dy sportistet që ishin dërguar në Berlin, si femrat e para nga Turqia që garonin në Lojërat Olimpike.

Nazistët ishin në fuqi dhe Adolf Hitleri po synonte të përdorte Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin si mjet për të treguar idealet e tij. Cambel ishte neveritur nga idetë e tij. Ajo edhe tani, 76 vjet më vonë, kujton qartë ditën kur me bashkëkombësen Suat Fetgeri Aseni Tari, e kundërshtuan hapur liderin nazist./KD

5 komente në “Olimpistja që refuzoi takimin me Hitlerin”

  1. Dean says:

    Po qe se saleh berisa do ish ne vendin tat, moj moter,do ja kish marre ne goje Hitlerit dhe lene mo me humb rastin me bo 1 fotografi me Fuhrer-in.

  2. anticensurë says:

    “atëbotë studente 20-vjeçare”!?!?!?
    e para kjo grua rron akoma!
    e dyta do të ishte më mirë të përdorej “në atë kohë”!!!

  3. tefta says:

    Halet Cambel , ne ate kohe studente 20 vjecare ( per Arkeologji),

    ishte nje nga dy sportistet…………

  4. Artur Duka says:

    I njihte kjo pikepamjet e Adolf Hitlerit ne ate kohe?

    Adolf Hitleri iu ndryshua protokolli i takimeve me sportistet se nuk mund t’i priste te gjithe medalistet.

    Mirepo kjo u interpretua sikur ai nuk donte t’ jepte doren zezakut kurse tani na del se paskan qene keto sportiste qe refuzuan takimin me kancelarin !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje