Notari kinez ndan milionat me skuadrën

12 Gusht 2012, 14:05Sport TEMA

Ylli i notit kinez, Sun Jang, do të festojë sponsorizimin më të madh sportiv në historinë e Kinës, duke u dhënë shokëve të skuadrës një bonus të jashtëzakonshëm. Popullariteti i notarit u rrit në mënyrë të ndjeshme pasi ai fitoi garat e 400 dhe 1500 metra stil i lirë në Londër 2012, duke siguruar sponsorizime që kapin vlerën e 18 milionë dollarëve për vitin e ardhshëm.

Por sipas kushteve të një kontrate të nënshkruar me autoritetet drejtuese të sportit të notit në Kinë, ai është i detyruar t’i japë 1/3 e fitimeve të tij nga sponsorët për anëtarët e tjerë të skuadrës olimpike, të cilët nuk janë kaq fatlumë dhe kaq të mirëpaguar, duke përfituar vetëm një rrogë nga shteti.

Por Sun Jang në të vërtetë do të përfitojë vetëm 6 milionë dollarë nga kjo marrëveshje, pasi 1/3 tjetër e parave të përfituara nga sponsorët do t’i shkojnë programit të notit në Kinë, siç është parashikuar në legjislacionin sportiv. Qeveria kineze ka mbrojtur shpesh këtë vendim për marrjen e përqindjeve mbi kontratat e sportistëve olimpikë, duke insistuar se këto para shërbejnë për të gjetur talentet e të ardhmes. Sipas zyrtarëve kinezë, kostoja e transformimit të Jang në një notar të klasit botëror dhe trajnimi i tij që në fëmijëri i ka kushtuar qeverisë së këtij vendi rreth 1.57 milionë dollarë

Pjesa më e madhe e këtyre parave u shpenzuan për të siguruar shërbimet e australianit Denis Kotrell, që cilësohet si trajneri më i mirë i garave të distancave të gjata në not dhe që arriti të udhëhiqte 20 vjeçarin drejt dy medaljeve olimpike. “Me atë që më ofruan kinezët për një muaj, mund të jetoj rehat për një vit”, konfirmoi Kotrell për mediat e vendit të tij pasi pranoi këtë ofertë duke braktisur kombëtaren australiane./lajmeshqip

11 komente në “Notari kinez ndan milionat me skuadrën”

  1. Taulant says:

    1/3 e 18 milioneve eshte 6 milione.Pra nese do tu jape notareve te tjere 1/3 e fitimit ,qe i bie 6 milione, atehere do te mbaje per vete 12 milione dollare.

    1. Notari says:

      O Taulant !
      Ti e ke nisur mirë llogarinë por matematika e do që ta vazhdosh arsyetimin deri në fund.Ti mirë e ke gjetur që 1/3 e 18 milonit është 6 milion dhe sipas teje notarit i mbesin 12 milion.Por vazhdo më tej. Atje thuhet që 1/3 tjetër i shkon programit të notit në Kinë,pra e merr qeveria kineze,dmth që notarit i mbesin vetëm 6 milion,Ok?

    2. Agimi says:

      O Taulant , jane edhe 1/3 te tjera qe duhet detyrimisht (simbas kontrates , e sqaron lajmi vete ) qe fituesi duhet te Jane jape QEVERISE .
      Atij i ngel vetem 6-milioni i fundit .
      Shendet dhe lithe te mirat.

    3. vlonjati says:

      Per Taulantin, Lexoje më me kujdes dhe do e kuptosh, pasi aty thote 1/3 do e marrin shoket e skuadres, 1/3, TJETER, do veje per programin e notit dhe kusuri ( 1/3 ) e fundit i takon notarit, qarte fare, per dike qe di pak matematike

    4. kulmaku says:

      Nje ligje shume i arsyeshem i qeverise kineze,ne fund te fundit ai perfaqeson Kinen dhe perqindjet qe merr qe veria dhe bonusi per koleget eshte nje nxitje per rezultate ne ardhmen,,,imagjinoni se ca behet ne keto raste ne Shqiperi ku vampiret e mafies qeveritare do glaberonin gjithshka.

  2. Alisa K. says:

    Bravo Kina na nxirrni mallin e kohes se Dulles!
    Ama litarin varjes, kur e hani qafes, e hani vec e vec ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/karl-lagerfeld-and-his-olympics.html

    1. tefta says:

      te jesh social eshte njerezore,te jesh vetem kapitalist eshte kafsherore1

      1. Ton says:

        Po mëma Tefta Hoxha! Socializmi eshte per ata qe s’kane bythe.

  3. mali says:

    Mua nuk më duket padrejtësi.Përkundrazi.Ka shpirt komuniteti dhe prani administrate.Veç kësaj 6 milione euro nuk janë pak.KINA E MADHE!

  4. sociologu. says:

    Pse nuk ndoth kjo ndershmeri,solidaritet me pasaniket e Tiranistanit?
    sepse parate i kane te pa ndershme.

  5. dritani says:

    Tregojani Viron Bezhanit se kushedi mer vesh si duhet vepruar me talentet.

    Te gjithe talentet e Olimpiades kishin trajneret me te mire ne bote pamvartas kombesise.
    Shqiptaret kishin ose burrin ose xhaxhain o ku di une se ke…

    Nje talent eshte investim qe nxjerr parate e veta dhe te krijon mundesi per investime te tjera.

    Ekzakt si rasti i notarit kinez.
    Shteti merr pergjegjesi ne manaxhimin e talentin dhe e verteta eshte se notari kinez eshte produkt jo vetem i talentit te tij por edhe manaxhimit adekuat te ketij talenti nga shteti.

    Ja dhe receta britanike:
    http://www.globaltvbc.com/britains+golden+recipe+for+olympic+success+is+money/6442695392/story.html

    Dhe e dini sa para jep Mbreteria per nje medalje?
    Zeroooooooooooooo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje