Pasi ka shkruar emrin në historinë e atletikës botërore si sprinteri më i madh i të gjitha kohërave duke ftuar për dy edicione radhazi garat e 100 dhe 200 metrave, për Usain Bolt ka ardhur koha që të hakmerret ndaj të gjithë kritikëve të tij, ku i pari në listë ka qenë legjendari Karl Luis.
“Do të them diçka që do të shkaktojë polemika. Nuk kam më respekt për Karl Luis”, ishte fraza e parë e Bolt që bëri të heshtte salla e konferencave ku ai po fliste pas fitores së medaljes së artë në garën e 200 metrave.
“Të gjitha gjërat që ai thotë për atletët e sprintit janë degraduese. Mendoj se ai tani po kërkon vetëm pak vëmendje, pasi askush nuk flet më për të. Kam humbur të gjithë respektin që kisha për të”, ishin fjalët e Bolt, i cili më pas është pyetur përse mban këtë qëndrim ndaj atletit që ka fituar 9 medalje ari në pjesëmarrjet e tij në Olimpiada.
“Për shkak të gjërave që flet për drogën”, ishte përgjigja e prerë e rekordmenit botëror.
Katër vite më parë, pasi Bolt shpërtheu në Pekin duke fituar tre medalje të arta, Luis vuri në dyshim aftësitë e sprinterit xhamajkan duke aluduar se mund të kishte marrë substanca dopuese, pasi kishte ulur në mënyrë shumë të ndjeshme rezultatin e tij më të mirë personal.
“Për një atlet që është jashtë sportit, të thotë gjëra të tilla, është shumë bezdisëse për ne që garojmë. Karl Luis, askush nuk e kujton më kush është ai. Ne xhamajkanët kemi punuar shumë dhe kemi arritur deri në limite. Në të ardhmen as nuk duhet të përgjigjem më pyetjeve të personave të tillë”, tha Bolt. (LajmeShqip.com)
Kur garonte Karl Luis nuk nderhynte droga qe ne djep mor djale!!!
http://fashionguests.blogspot.com/
Sa gjynah per nje niri qe beri pak emer dhe ju kundervu legjendave te historise se atletikes. Kur shikonim Karl Luis dhe Ben Jonson na mbusheshin syte me lot. Prandaj more pellumb ben mire te vish tek sali rekordmeni dhe me te diskuto keshtu.
karl luisi është një ego centrist që mendon se ai ka qënë perëndia e shpejtësisë!pavarsisht se ai shkëlqeu pas errësimit të xhamajkano-kanadezit ben xhonson,për mua më i madh shumë herë se luisi¨ben xhonsoni me startin e tij të jashtzakonshëm,të pa arritur deri më sot i tregoi luisit se ishte i aftë dhe për përshpejtim!rekordi i tij i zhvleftësuar ishte në mos gaboj,9.76 dhe kjo para 25 vjetësh!për saktësim dhe luisi ka pasur doping në seul!një fakt i tillë ka dalë në fund të karrierës së tij!sipas testeve ai ka pasur mbeturina të vjetra dopingu!mbeturina që datoheshin me kohën e seulit!ben xhonsoni i pati më të kapshme,luisi më të sofistikuara!
bolt është pak modest,por mënyra e tij e të vrapuarit është perfekte!starti dhe më pas përshpejtimijanë jashtëzakonisht harmonik!ai ka gatri 6 vjet që po sundon pistat dhe deri më sot nuk është kapur me doping!nuk besoj se industria kimike e xhamajkës të jetë kaq e zhvilluar sa të prodhojë dopingje të pa zbulueshëm nga teknollogjia amerikane o europiane!kjo teknollogji po zbulon dopingun në sportistë që janë të mbështetur,sponsorizuar,nga firma shumë shumë të fuqishme!shumë më të fuqishme se ato që mbështesin boltin!sot për sot ai është më i miri!hëpër hë i paarritshëm!
anticensure
Se nga i ke gjetur ti keto rezultate qe thua se di.Por te rikujtoj qe Ben Xhonson pati vetem tre vjet karriere e kjo vetem fale dopingut.Kur Karl Luis dilte kampion Olimpik Ben Xhonson ishte nje i panjohur.Mund te jesh tifoz me nejrin apo tjetrin por faktet thuaji si jane
pershendetje
Ky Karl Louis po na behet “filozof” si Peleja ne futboll. Vetem se Bolt eshte Maradona dhe Mesi bashke.
E vërtetë Tironci.Karl Lewis vinte gjithnjë në dukje se Ben Johnson nuk arrinte kurrë nën 10 sekonda në prova.Si mund të arrinte 9 sekonda e pak në gara?Ka kaluar ca kohë po një brez i tërë i di dhe i mban mend rezultatet.Të jesh fans i Johnson është thjesht budallallëk.
ti nuk je mal por je thjeshtë kodra pas bregut!
nuk ja vlen ti këthesh përgjigje një trapi si ty,por një këshillë po ta jap!
mund të mësosh një libër përmëndësh,të jesh perfekt një një profesion,por po nuk i dhe vetes mundësinë për të krahasuar,je një hiç!mundësinë për të krahasuar ta jep dija e përgjithëshme!
të jesh tifoz i një ish atleti të shpejtësisë që thotë se “unë nuk e ndjek atlatikën”do të thotë të jesh tifoz i një nihilisti,i cili thotë se “vetëm unë kam qënë për tu parë”!
të paktën ti nuk je nihilist,je thjeshtë injorant!
tironco,
-karl luisi sot thotë se nuk e ndjek atletikën,por sporte të tjera!
-për xhamajkanët thotë se kanë një “formulë të re dopingu”!?ndoshta por ai nuk e tregon se kush është??!!
këto sa për egoizmin e tij!
fillimit të kokmentitntënd po i përgjigjem me një kërkesë falje se kam gabuar me0.03′!e kam ulur!dhe po e vazhdoj me tënjëjtën monedhë si tëndja!
meqënëse rron në zyri dhe e njeh mirë gjermanishten,pleroje dijen tënde të gjërë me këtë pjesë të wikipedies gjemane!
“Bei den Olympischen Spielen 1988 in Seoul gewann er erneut das mit großer Spannung erwartete Duell über 100-Meter mit der Weltrekordzeit von 9,79 Sekunden vor seinem großen Widersacher Carl Lewis, der mit 9,92 s ebenfalls eine persönliche Bestleistung erzielte.”
ndoshta është mosha tënde e re!kurse unë o shpirt i kam jetuar!i kam ndjekur!
nuk ke faj ti një rast i tillë më ka ndodhur me një djalosh tjetër!
ai i vafri thoshte se ben minga,i 17 nëntorit dhe i kombëtares,kishte luajtuar si qëndër mbrijtës dhe asnjëherë si qëndër sulmues!i thashë o shpirt ti e ke parë në atë rrol kurse unë e kam “urryer”(nuk më ka pëlqyer asnjëherë si futbollist,si njeri e kam njohur dhe kam pas rrespekt)si qëndërsulmus:sidomos i kombëtares!
tironso,para se të shkruash një fjali të tillë”Se nga i ke gjetur ti keto rezultate qe thua se di.”futi një të konsultuar wikipedies të paktën!nuk është ndonjë gjë e vështirë!
bolt,xhamajka,sapo theu rrekordin botëror!
gjat komentit për nxemjen e 4X100shit komentatorët thanë se luisi pavarsisht se kritikon xhamajkanët nuk ka qënë dhe aq i pastër!bile komentatorja tha se do të bënte mirë të mbyllte gojën!
Jam dakort me fundin qe sot per sot ay eshte sportisti me i mire .Por idea ime ishte tek 2 te paret qe bene histori dhe te pakten per brezin tim ishin njesoj sikur zgjedhjet amerikane per president Kishte shume emocione.Pastaj kur doli dopingu ne skene u shua Ben Xhonso sepse u denua me 2 vjet dhe pastaj hyri ne loje shpejtesia e eres etj…si keto .Bolton eshte shume i mire dhe i shpejte por do te ishte me xhentellmen po ti kenaqej fitoreve te veta ..Flm.
Ka te drejte! Lwis ishte verte i madh por edhe ai si Pele nuk i duron dot sfidantet aq sa Mesin nuk e duron dot ngaqe po e rezon ate si lojtarin me te mire te te gjitha kohrave, ndaj dhe lufta mediatike qe ben per te eresuar koleget e tij eshte e ulet dhe meskine. Edhe per mua Xhonson ishte vertet nje super talent dhe nese nuk do fundosej nga “skandalet” e dopingut te cilat ai gjithmon nuk i ka pranuar, ai do ishte nje emer i madh (edhe me i madh se Lwis) ne panteonin e 100 m. Bolt eshte vertet nje fenomen, atlet perfekt ne force, teknik dhe ekzekutim aq sa duket sikur garon si ne stervitje dhe jo me shpejtesi supersonike per parametrat human
Karl Luis eshte legjende ,por USEIN BOLT eshte jashte tokesor.
Eshte i magjishem dhe mjaft karismatik.Sot per sot nuk ja vlen te kujtojme te kaluaren kur kemi Boltin .Eshte pakete i ka te gjitha.