Ka kaluar një javë që kur mediat britanike ankoheshin për ekipin e tyre. Asnjë medalje ari, vendi i 21 në tabelën e medaljeve. Dukej sikur do ishte një katastrofë.
Pak ditë më vonë, Britania e Madhe është surpriza e madhe në këto lojëra. Në total kanë marrë 22 medalje të arta, duke tejkaluar medaljet e marra në Pekin.
Gjermanët, francezët dhe italianë shohin me xhelozi. Britania është direkt pas Kinës dhe SHBA, dy superfuqive në sport.
Po çfarë ka ndodhur? Si erdhi kjo mrekulli? Është një përzierje mes stërvitjes së shumtë, vëmendjes së madhe ndaj sportit, natyrisht ka pasur edhe fat, por publiku ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm. “Po më linin këmbët, por publiku më zgjoi dhe arrita qëllimin,” thotë dy herë kampionia Laura Trott. Kështu ndodhi edhe me Andy Murray, që nuk ka fituar asnjë Grand Slam, por fitoi kësaj here.
Nuk duhen harruar edhe shkollat që përgatisin të rinj të këtij niveli. Madje një zyrtar u ankua se shkollat publike janë pas shkollave private në përgatitjen e atletëve.
Një ushtri me shkencëtarë, psikologë, ekspertë ushqimi, meteorologë qëndron pas ekipit të çiklizmit. Imagjinojeni pak. Dhe fitojnë jo vetëm legjendat si Chris Hoy, por edhe të rinjtë.
“Ne kemi trajnerët më të mirë dhe shkencëtarët më të mirë,” thotë Jason Kenny, kampion olimpik, 24 vjeç. Dhe ka të drejtë. E tregojnë rezultatet.
jeni mbajt me haterlliqe, shtangen e kishim na!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html
po ik o tema me keto lajme idiote
Nje vend me trashegimi te madhe kulturore, historike, me standartet me te larta te zhvillimit, ku shkollat jane me te mirat e botes, me njerez serioze e te perkushtuar ne cdo aspekt, me shkencetaret, filozofet, dijetaret, shkrimtaret e famshem qe kane bere histori, dhe i kane dhene botes shpikjet me te medha, mendoj qe jane disa nga aresyet se pse ky vend qendron ne majat e sportit, dhe jo vetem te tij.
Kujt nuk i pelqejne lajmet e gazetes TemA,fare mire mund te lexoje dicka tjeter!ose ti fuse ndonje pace-pilaf
Ku e sheh idiotllekun ne kete lajm o i verber,kush perben lajm per ty si vjedh Meta?apo si vret Berisha?i jeni ngjitur politikes,si Skenderbeu turqve,nuk ju interesojne lajme te tilla,se sa fort punojne dhe sterviten keto djem dhe vajza per te arritur tek suksesi
Shqiptaret nuk kane nje model qe mund ta ndjekin!nuk kane nje idhull qe mund ti frymezoje,i vetmi “model suksesi”eshte thyersi i rekordeve Sali,nese ti Akil je moshe e re eshte fatkeqsi per ate vend se cfare brezi do perfaqesoje Shqiperine ne te ardhmen…
Po si vjedh Ed Rama pse nuk flet Tema?
Zoteri emrin vendose si e ke,england nuk ma do mendja se e ke emrin sa per gazeten nuk ma do mendja se mund ta mbrosh ti me thuaj nje kerkim te hajerit qe ka bo kjo gazete apo ndonje gazet tjeter mos harro cfare interesash mbronte kjo gazet para ca kohesh.Po cfare na duhet ne se cfare aaritjesh po ben anglia ne sport kur hallet tona nuk di nga ti nisesh o zoti england.
Nga te dy komentet qe ke bere dukesh qe nuk ke shume kohe qe e lexon TemA-n,kjo gazete eshte tmerri i qeverise shqiptare,eshte gazeta qe i jep shprese shqiptarve,gazeta qe ka numrin me te madh te klikimeve,
qe ka publikuar te gjitha skandalet e ketij shteti te kalbur
Prandaj para se te japesh opinione futi nje rilaksim,dhe mundohu te jesh objektiv ne ato qe thua,duke te uruar nje nate te mire,po te them se edhe nese do vendosja emrin tim,nuk do bente ndonje diference,opinionet dhe mendimet kane vlere,jo nick-u qe perdor…
Kane industrine kimike te zhvilluar keta qimebardhet edhe prodhojne “karamele” cilesore per sportistet e tyre. Cilesore do te thote nga ato qe s’lene gjurme “embelsie” ne analiza urine apo gjaku. Plus kane nga ana tyre edhe kontrollet anti-dop, qe dihet boterisht se favorizojne shume sportistet e vendit organizator.
Britaniket kane bere boten,ata jane kudo.Pse gjithe bota sot flet anglisht. Pse anglisht dhe jo nje tjeter gjuhe??????? Pse?
shume llafe ,dhe s’percaktoni asgje kjo eshte normale,;Eshte race superioreee!!!!!! me A.D.N.,dhe ,dhe ska lidhje me lashtesine autoktone tonen..ose e thene me qarte me inteligjencen vetjake tonen