Për shumë njerëz garat fillojnë me përgatitje të imtësishme paraprake. Por mesa duket jo për të gjithë gjërat funksionojnë njësoj. Rusi Ivan Ukhov është një nga personazhet të botës së atletikës që i lë gjërat për sekondat e fundit.
Në garën për medaljen e artë në Londër 2012 në kërcim së larti, kamerat treguan një ngjarje mjaft qesharake. Para hedhjes së tij të 5-të, rusi shihej në panik ndërsa kërkonte bluzën që e kishte hequr pas provës së mëparshme dhe nuk mbante mend ku e kishte vendosur. Ai kërkoi kudo, edhe poshtë stolit ku ishte ulur, por pa sukses. Meqë koha po kalonte dhe ai rrezikonte skualifikimin, një zyrtar e ndihmoi duke i dhënë një sugjerim interesant. Ukhov veshi menjëherë një T-shirt blu që gjendej në stol dhe i vuri asaj ngjitësen rezervë me emrin e tij, duke vazhduar normalisht garën. Me sa u pa bluza rezultoi fatsjellëse sepse atleti kaloi 2.33 metra që në tentativën e parë. Ai sapo u kthye gjeti fanellën e garës dhe më pas kaloi me sukses dy prova të tjera, duke u shpallur Kampion Olimpik me lartësinë 2.38 metra.
Ivan ka shënuar dhe një incident tjetër në vitin 2008 në Zvicër kur garoi krejtësisht i dehur.
Sportist exemplar,e mer si ti vije per mare.