Konte pranë dorëheqjes nga Juventus!

7 Gusht 2012, 19:40Sport TEMA

Antonio Konte ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij si trajner i Juventusit sapo të përfundojë ndeshja e Superkupës së Italisë që luhet në Pekin kundër Napoli me 11 gusht.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediat italiane nga burime pranë klubit bardhezi por mungon zyrtarizmi nga palët e përfshira. Shkak i këtij vendimi të trajnerit të kampionëve të Italisë është vendimi që pritet të merret nesër ndaj tij për shkak të përfshirjes në procesin e manipulimit të rezultateve të ndeshjeve në Serinë A dhe B.

Vendimi ndaj trajnerit pritet të jetë ai i pezullimit me 10 muaj, falë “uljes” që i është bërë në krahasim me 15 muajt e kërkuar nga Prokurori i Federatës Italiane, Stefano Palaci. Pikërisht kjo pasiguri rreth të ardhmes së trajnerit ka sjellë edhe një ndarje mes tij dhe klubit, siç u vërtetua pak ditë më parë ku ndihmës i tij Stelini dha dorëheqjen nga skuadra bardhezi para se të jepej vendimi për pezullimin e tij për 2 vite e gjysmë.

Për më tepër, trajneri ka vendosur që të mos përfaqësohet më nga avokatët e klubit, Kiapero e Briamonte, por ka punësuar avokaten e njohur Xhulia Bonxhorno, duke qenë i bindur se ajo do ta mbrojë më mirë në këtë çështje.

Kone ka vendosur që të deklarohet i pafajshëm dhe kjo do të thotë se do të pësojë një pezullim të gjatë për momentin, arsye pse Juventus është acaruar me të pasi do të pranonte më mirë që ai të shpallej fajtor dhe të merrte një dënim më të shkurtër.

Situata duket kaotike vetëm pak ditë para fillimit zyrtar të sezonit ku Juventus cilësohej si pretendente kryesore për trofe, por që tashmë ka dyshime shumë të mëdha se mund të arrijë të përsëritë vetveten. (LajmeShqip.com)

3 komente në “Konte pranë dorëheqjes nga Juventus!”

  1. Ben Chicago says:

    juve eshte skuadra me me shpirt ne itali
    ata fitojne edhe pa trainer

    1. torinezi says:

      Vendosni flamur noken president te juves qe tju shkojn punet mbare
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

  2. max says:

    Lajm i dhene mbasdite ne itali nga Republica dhe i pergenjeshtruar nga juventusi mbas 30 minutash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje