Çfarë gare! Usain Bolt, 25 vjeç, është njeriu më i shpejtë në botë dhe nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Raketa njerëzore fitoi finalen e 100 metrave me kohën 9.63 sekonda.
Rreth orës 22:52, xhamajkani habiti sërish mbarë botën, duke vendosur kohën e dytë më të shpejtë në botë, duke mos konkurruar rekordin e tij, por duke vendosur rekord olimpik.
Mendohet se së paku 1 miliard njerëz e kanë parë garën live.
Në stadium ishin plot 80 mijë tifozë që duartrokitën spektaklin e tij.
LeBron James, ylli i NBA ishte i pranishëm: “Hera e parë që shoh garën finale të 100 metrave. Ky është spektakli më i madh në botë. Dua të jem i pranishëm”.
Pas garës, Bolt përshëndet mjekun e tij gjerman. “Ai është mjeku më i mirë në botë,” tha ai.
Por Bolt nuk di të ndalur. Ai ka shans që të marrë tre medalje të arta, kur të garojë për 200 metra dhe për stafetën.
Sales ton i vjen ones ti mer kacabu!
Ja dhe nje lajm tjeter interesant nga Olimpiada:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/london-2012-fashion-olympics.html
muslimani me i shpejt ne bote