Sa herë luhet ndonjë ndeshje dhe rezultati është i çuditshëm, menjëherë fjalia e parë është ‘e paskan luajtur fort në Azi’. Kështu duket se ka ndodhur edhe me ndeshjen e luajtur mes Alesund të Norvegjisë dhe Tiranës, mbyllur me rezultatin 5-0.
Federata Norvegjeze e Futbollit i ka kërkuar UEFA-s të hetojë për këtë ndeshje, duke thënë se ka pasur prova që përpara ndeshjes se rezultati ishte fiksuar.
Një nga kompanitë e basteve në Norvegji mendohet se ka përhapur lajmin se ndeshja ishte e fiksuar.
Kompania kombëtare e lotarive “Norsk Tiping” ka sinjalizuar Federatën për baste të dyshimta për këtë takim, në mënyrë të veçantë në Azi, sidomos gjatë zhvillimit të ndeshjesh.
Zëdhënësi i “Norsk Tiping”, Einar Busterud ka bërë të ditur për “AFP”-në se me kalimin e minutave u rritën shumë bastet që kjo ndeshje do të mbyllej me rezultatin 5-0.
Sipas Federatës Norvegjeze, por edhe kompanisë së lotarisë kombëtare “Norsk Tiping”, që organizon vetë baste të tilla, Alesundi nuk është i dyshuar për ndikim në këtë rezultat.
Ndërkohë që drejtuesit e Tiranës për atë humbje të turpshme kanë bërë të ditur se faktor kanë qenë fusha artificiale, mungesa e ushqimit apo zbrazëtia e minibareve në hotel.
e sigurte qe u shit. kur ishte 3 me 0, koeficenti qe kishte akoma dhe dy gola plus ishte shume i vogel. shitje e vdekur.
ec tirona zemra jone ti gjitmone do jesh kampion dhe ne azi dhe ne evrope
Ah ju dhjefsha rracen, o palaco. Po pse nuk keni kaq cipe o injorante te felliqur, o parazite. Shitni nderin per nje hic. Po te ishit kualifikuar do ishit futur ne grup dhe me tge drejtat televizive do merrnit 100 fish me shume.
Po jeni zagare, njerez te ndyre.