Erkand Qerimaj: Faji i Federatës për pezullimin tim nga Lojërat Olimpike

3 Gusht 2012, 12:17Sport TEMA

Erkand Qerimaj, peshëngritësi shqiptar që rezultoi pozitiv në testin anti- doping në europianin e Antalyas, ku edhe doli kampion Europe në peshën 77 kg, fajëson Federatën për pezullimin 1– vjeçar të tij nga garat. Për GSH ai rrëfen se ato vitamina që ka konsumuar nuk kanë lidhje me rezultatet e tij. “Do të punoj shumë dhe do ta tregoj veten. Kam 30 medalje ndërkombëtare dhe do punoj shumë që të marr të tjera. Ato vitamina s’kanë lidhje me rezultatet e mia,” thotë ai.

Qerimaj tregon se gjatë gjithë karrierës së tij është munduar që të ketë kujdes për të mos marrë ndonjë gjë që s’duhej dhe për këtë arsye vitaminat i blinte në SHBA. “E porosisja Erlin Nikollën që m’i blinte që t’i kontrollonte mirë e të pyeste, por te dyqani ishin mjaftuar duke i thënë që ato që unë përdorja, ishin vitamina normale të pastra nga substancat e ndaluara. Ne nuk kemi mjek e unë për tu siguruar i blija jashtë”, thotë ai.

Ai shpreh keqardhje që nuk është garues në Lojërat Olimpike dhe se për tri rastet e tjera pozitive të testeve anti- doping për peshëngritësit shqiptarë, fajtore është Federata e Peshëngritjes. “S’ka asnjë lajmërim për vitaminat që duhet apo s’duhet të marrim, për mjek as që bëhet fjalë. Unë nuk e dija për vitaminat. Mjafton që atë ditë të mos i kisha marrë dhe çdo gjë do ish në rregull. Ajo lëndë në stërvitje lejohet dhe këtë e dëshmuan edhe testet e një jave përpara kur dola në rregull”, thotë ai.

Meqë Erkandi këtë vit nuk lejohet të garojë, po bën pushime në Velipojë për momentin dhe më pas do t’i rikthehet stërvitjes që të jetë gati për vitin tjetër.

7 komente në “Erkand Qerimaj: Faji i Federatës për pezullimin tim nga Lojërat Olimpike”

  1. fule says:

    Nuk ben dot SPORT nje vend me ket standard jetese kot lodheni. Pastaj ankohen shpellaret kur themi se fajin e ka Saliu ?

  2. Gentjan Marikaj says:

    Ehhh mor Erkand, sa na entuziazmove ate dite!!! Qe federata ju ka lene vetem, pa mbeshtetje, kjo dihet!
    Pse nuk iken edhe ti si Elis Guri, te besh hajer diku gjetke!
    Kemi salen per rekordet sportive ne!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/bravo-erkand-2012.html

  3. orli says:

    Si nuk doli nje shqipo te thote:”po unè jam fajtor,nuk do perseris”por gjithmone te tjeret jane fajtor!!!

  4. mali says:

    Vazhdo bjeri teneqes.nuk di gje nuk kam pare gje e terci e verci.

  5. Kol Tivari says:

    Erkani vjen nga nje familje e paster Shkodrane.Pasioni i tije asht per tu lavderuar,por jetojme ne nje Shitland ku asgja nuk asht origjinale.Politika ka uzurpu edhe sportin.Aty komandojne e drejtojne militantet idiote.Kujtoni perleshjet me grushta para pak vjetesh ne federaten e mundjes.Shoku im Iliaz Guri,krenohet per djalin e tije Elisin,qe u shpall kampion me Bullgarine.Iliazi ka nje peng,qe djali nuk mundi te konkuroje per Shqiperine,por sidoqofte,ai asht kampion.Ne kemi nje fat te madh.Kemi kryemutnistrin kampion ne rrena,ne mashtrime,ne poshtersi,ne vjedhje,ne vrasje,ne korrupsion dhe se fundi kampion ne not.Breshkat e malit nuk dijne not,prandaj kryemutnistri i rritun ne shpelle,nuk ka si din te notoje.Mao Ce Duni yne prej Vicidolit e ka mesu notin ne legen.Pune Legenash

  6. Palla says:

    Per sa kohe te vazhdosh te genjesh te tjeret dhe veten qe ti nuk ke faj, keq e me keq do perfundosh mo djale.
    Se pari: mos u mundo te genjesh njerzit se vitaminat i merr ne USA per te qene te sigurta. Vitaminat nuk kane miratim nga FDA, dhe nuk kane kontroll mbi cilesine apo substancat, vetem nese jane te demshme per shendetin, dhe kete e bejne organizatat e mbrojtjes se konsumatorit.
    Se dyti: megjithate vitaminat i kane te shkruajtura permbajtjen e elementeve perberes, keshtuqe..
    ti e di listen e substancave te ndaluara, dhe duke pare label tek vitaminat do ta merrje vesh se cfare pije.
    E fundit eshte e sigurt qe ti e dije se cfare pije, por si te gjithe ne Shqiperi, nuk ben dot pa genjyer, bad for you.

    1. fitim fituesi says:

      qenke shume injorant ti more idiot ti mendon se Erkandi po genjen.Ti je a simple jerk off-O KAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje