Edhe Klodiana Shala shkon për ‘turizëm’ në Olimpiadën e Londrës

2 Gusht 2012, 11:21Sport TEMA

Atletja shqiptare, Klodiana Shala, duket se ka shkuar për ‘turizëm’ në Londër. Ajo është tërhequr nga Lojërat Olimpike për shkak të një dëmtimi të vjetër.

Lajmin e bëri të ditur mjeku i ekipit, Mel Ostreni. Ai tha se bëhet fjalë për një dëmtim të vjetër. Pasi iu bënë kontrollet, që në Tiranë nuk bëhen dot, Klodiana mbeti pushim.

“Është e vërtetë ka një dëmtim i cili është një dëmtim i vjetër që herë pas here i rishfaqet. Iu rishfaq në stërvitje, iu bënë të gjitha ekzaminimet në fshatin Olimpik nga mjekë anglezë, e  shoqërova edhe unë. Iu bë dhe rezonanca magnetike me disa mënyra që ne nuk i bëjmë dot në Tiranë, kështu që rezultoi e dëmtuar. Menjëherë pas kësaj të nesërmen u gdhi me temperaturë dhe në këto kushte vendosëm që ajo të mos marrë pjesë në garë”, tha mjeku Mel Ostreni.

Shala është edhe drejtoresha e Agjencisë së Shërbimit të Sportit. Kur njerëzit e panë atë në ekipin olimpik të Shqipërisë, natyrisht ngritën lart njërën vetull në shenjë habie. Por të paktën ajo qenka kontrolluar tek mjekë specialistë.

7 komente në “Edhe Klodiana Shala shkon për ‘turizëm’ në Olimpiadën e Londrës”

  1. TURP! Harram gjithshka! says:

    TURP! Harram gjithshka!
    Hej TemA! Cfare iku, iku. Meshojini fort faktit qe “u kontrollua nga specialiste te huaj, demtim i vjeter”, pra te mos na caje bythen e te harxhoje parate kot here tjeter.
    Edhe perfaqsuesit tane olimpike ME MIK?!!!
    Nga njera ane Berishajt shpenzojne nje thes me pare per 1 foto me Cameron (+dieta, bileta etj).
    Nga ana tjeter, sportiste te privilegjuar ne 10-teshen olimpike: Shala, Pula, Leka Zogu 2 …

  2. Andrea says:

    Qelbesirllek!
    Fare e keqe e shqipfolesve!

  3. akil says:

    kjo nuk durohet eshte e paimagjinueshme cfare ndodh ne shqiperin tone te dashur

  4. SHABA says:

    Po ksaj i thon tamam tja fusesh vrapit nga syt kembet,po pse çfar prisnit ju nga klodiana shala qe te bote vrape,klodiana esht si gjyshja ime, po te xhvishet klodiana me brek e nxierrin nga stadiumi se e marin per ndonje spektatore me probleme mendore,me ato shal qe i kan ven njeqind pala, do ishte ber gazi olimpiades, por do bente sensasion si atletja me e marr fund,ajo futi veten me sportistet e tjera te kalonte ca vakonsa te mira me taksat e shqiptarve,si te gjith sportistat e tjer qe han e pin si derrat dhe nuk japin asgje,SPORTISTA KARAGJOZA, ne fakt ata as sportista nuk jan por duke filluar nga viron bezhani jan vetem militant partish,nuk ju kujtohet per zgjedhje klodjana rrafi atleten mu ne stervitje pse nuk votonte lul bashen,sot ne ANGLI ka shku per ori llovi ori qefi kur thon jevgjit.

    1. elona says:

      Eshte mese e vertete qe te gjithe duke filluar nga xhuxhi Viron e me rradhe jane sharlatane e militante.Kam rastisur ne nje event me kete Shaltoren dhe eshte nje qenie(se femer nuk i them dot) pa edukate,halabake komplet dhe vetem funksionare ne Ministri s’duhet te ishte kurre.Po me keto lloj stafi qe ka Sala,kjo do jete nga me te mirat.

  5. mico says:

    Kjo plaka ka marre doping pasi ne moshen e saj nuk kapen normat per te shkuar ne olimpiade. Atje u eshte bere dhe testi dhe pritet rezultati keshtu qe kjo gjyshja iken vete para se ta debojne. Keta jane sportistet e turpit per surratin e tyer nuk ja vlen te harxhosh asnje dyshke.

  6. Tonuzi says:

    …Fakte qe nuk i kemi lexuar me pare ne shtypin sportiv (ndoshta nuk botohen on-Line). Vetem nga ato qe lexoja kuptova se dicka levizte ne prapaskene…Duket se trajneri Stermasi nuk eshte pergjegjes, per deri sa gazetaret i referoheshin atij…Ministria e Kultures-Rinise dhe Sporteve duhet te analizoje kete skandal. Mjeku Ostreni dhe zyrtarja Shala duhet te lene urgjentisht karriket.Zoti Bezhani deshton per here te pare ne karieren e tije sportive (mendim personal)sepse…ishte i “dertyruar” (ai eshte punonjes i shtetit) ! Personalisht mbroj bindjen se Olimpistet 2012 jane nje ekip “Shpresa” U-23. Tase dhe Bello duhet te marrin situaten ne dore. Shteti te mos i nderhyje me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje