Bezhani: Pulaku merrte medikamente që përdoreshin për kuajt

1 Gusht 2012, 09:50Sport TEMA

Vetëm budallenjte kapen kaq shpejt. Deutsche Welle në një reportazh të sajin flet për tre rastet e para me doping në Olimpiadë, duke përmend edhe Hysen Pulakun.

Por ndërkohë në vend ka shpërthyer një tjetër debat. Shefi i ekipit olimpik shqiptar, Viron Bezhani, ka sulmuar ashpër Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, e cila sipas tij e dinte që Pulaku nuk ishte i pastër. Në shënjestër të akuzës së tij është edhe Ministria e Sporteve dhe Komisioni Antidoping shqiptar që neglizhojnë problemet sportive në vendin tonë.

Bezhani tha se Pulaku merrte medikamente që përdoreshin për kuajt.

“Më vjen turp nga ky rast. Është shumë e rëndë sepse medikamenti i përdorur përdorej për kuajt në vitin 1968. Pulakun e kanë shoqëruar deri jashtë si person të padëshiruar dhe të gjithë na shohin shtrembër me të drejtë sepse është një rast shumë i rëndë për sportin,” tha Bezhani për TCH.

“Të gjithë e dinin që ky sportist nuk ishte i pastër. Unë si shef delegacioni këmbëngula që të bëhej kontrolli menjëherë, por përgjigjet dihen që vijnë pas një muaji dhe atëherë nuk kanë vlerë. Ministria ka shumë faj në këtë rast sepse Ministria e ka ngritur Antidopingun për të shmangur raste të tilla dhe kontrollet duhen bërë me kohë që ne të mos turpërohemi këtu. Dopingu është ulur këmbëkryq në Shqipëri”, përfundon Bezhani.

9 komente në “Bezhani: Pulaku merrte medikamente që përdoreshin për kuajt”

  1. dritani says:

    Se po te nisesh me mendjen shqiptare “ec se keshtu bejne te gjithe” keshtu ndodh.

    Edhe ti Viron po ben si te gjithe (shqiptaret) se ndryshe kishe dhene doreheqjen qe ne sekonden e pare dhe mos na mbush mendjen se po skuqesh qe nuk t’i hedh qyrret njeri.

    Po te pelqejne pushimet dhe shopingu me leket tona ne Londer?!

    Shtrember, qe ta dish, nuk te shohin se eshte rast i rende per sportin por se i ruhen te cmendurit. Kur sportisti merr medikament kuajsh, ne syte e tyre ai qe ia ka dhene je ti, prandaj duhet te jepje doreheqjen.
    Te gjithe te cmendur!

    Ec Viron se keshtu bejne te gjithe!!!

  2. Tironci Lugano says:

    Viron
    Kur rezultatet vinin pas nje muaji dhe ti e dije ose sic thua e dinin te gjithe qe drogohej perse e moret ne Olimpiade?Mos na dil me te tilla justifikime bajate.

  3. air__ says:

    Dopingu qe ka perdorur ky,Pulaku eshte e keqja me e vogel,po te kemi parasysh se kushedi cfare droge kishte marre para nje viti,kur ne mes te Elbasanit,vrau dy njerez ,duke e ngare makinen e tij sikur ishte ne nje piste garash e jo ne bulevardin kryesor te qytetit.Dhe nga ky krim,ai doli pa lagur,sikur fajin ta kishin ata dy te gjore qe vdiqen duke ecur brenda normave me makinen e tyre. E pastaj,cfare te flasesh per te tjerat?!

  4. kujdestari i patave says:

    kisha ndigju per shqiptart qe jane majmuna por qe paska edhe kal shqiptar per her te par po e ndigjoj..
    te shofim rradhes tjeter se mos na dalin edhe disa gomere shqiptare!!
    se lepuj te eger ka sa te duash nga ai komb!

  5. analist says:

    E lexoj me kenaqesi gazeten Tema,por deri sa ndesh ne shkrime ku fjalet gjermanisht lexohen anglisht dhe kjo qe ti lehtesohet lexuesit shkruhet ne shqip?!?!?!
    Eshte injorance apo jo? E kam vene disa here ne dukje,por si duket koketrashi a koketrashja redaktor(e) nuk merr qe nuk merr vesh!
    Shembulli i sotem: Deutsche Ëelle…??? Ose shkruaje Deutsche Welle dreqi e mori si shkruhet ne origjinal,ose “shqiperoje “Dojçe Vele” se keshtu shqiptohet dhe jo ” Deutsche Ëelle” se lat nam.
    Hajt thuaj qe mora vesh,deri heren tjeter…. kuptohet!

    1. zqk says:

      Kjo vjen se W perdoret ne vend te ë-se. Pastaj i futet nje zevendesim ne fund dhe dalin cudirat si Këh ne vend te KWh.
      Shume vete perdorin nje metode tjeter kur shkruajne me MS Word:
      Ne Autocorrect fusin keto zevendesime:
      ] zevendesoje me ç
      } zevendesoje me ç e madhe (une nuk e shkruaj dot)
      [ zevendesoje me ë
      { zevendesoje me Ë
      Hiq zevendesimin e i-se me I
      Fut si gjuhe shqipen – n.q.s. deshiron
      Zevendesimi behet automatikisht menjehere, dhe jo ne fund. Po qe se vertet te duhet ndonje nga simbolet e perdorura si p.sh. [, atehere kur del ë shtyp butonin e fshirjes majtas dhe ë-ja kthehet ne [.

  6. ilir w meta says:

    shpifje!
    jane prova te fabrikuara per arsye politike!

    ilush metushi

  7. beni says:

    Pergjegjesine kryesore duhet ta mbajne mjeket hahaaaaaaaaaaaaaaa,po kush e rruan ketu more.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje