Agim Zeqo jep dorëheqjen e parevokueshme nga Skënderbeu

1 Gusht 2012, 09:44Sport TEMA

Ditëve të bukura të Skënderbeut të Korçës mesa duket u ka ardhur fundi. Pas dy vjetësh drejtimi në krye të skuadrës korçare ku fitoi dy tituj kampione, Agim Zeqo ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të ekipit, raporton Vizion Plus.

Zeqo e ka justifikuar këtë dorëheqje me lënien pas dore të biznesit të tij. Pavarësisht kësaj, ai do të mbetet donator dhe do të vazhdoje të kontribuoje për skuadrën.

Ndërkohë, presidenti i ekipit është zgjedhur Ardian Take. Por presidenti i ri duket se ka shtrënguar rripat ka vënë të tjera kushte për lojtaret e Skënderbeut, për të cilët data 31 korrik ka qene edhe dita e fundit e kontratës me klubin korçar.

Në kontratat e reja presidenti i ri ka kërkuar me çdo lojtar një marrëveshje me 30% me pak se shuma e mëparshme vitin e kaluar. Përveç kësaj, në rast se ekipi i Skënderbeut nuk do të dalë kampion sezonin e ardhshëm, atëherë çdo lojtari do tu mbahet edhe 30 % e kontratës. Tashmë pritet përgjigja e çdo lojtari për kushtet e reja.

5 komente në “Agim Zeqo jep dorëheqjen e parevokueshme nga Skënderbeu”

  1. Anti talebani says:

    Hajde te futur qe u bene lojtareve hajde.

    Po mire tu behet, se i fituan ndeshjet me albitra.

    Hajd se keshtu vene mend te pakten.

    Hahahaha

  2. Dilema says:

    Do merrret me biznesin…apo po i “ftofin” bizneset, tani qe bashke me disa kolege po dalin nga shpura e me te afermve te MBRETIT??????

  3. akil says:

    Po normale qe do ikte se kete vit do fitoje basha me tiranen se nuk mund ta lejonte nje njeri fitues si basha ti iki kampionati prape hajde rrumpalle hajde mjere njerzit e shkrete qe shkojne ne stadium ata qe e duan sportin me shpirt.

  4. beni says:

    E ndjeve krizet zeqo,si shpejt u dorzove apo te tha bodoja se nuk ja vlen me te harxhosh para shum mire bere se nuk je per ate pune te dhimsen dy lek e jo te hedhesh para per sportin,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje