Kinezëve nuk u del më kush para në Lojërat Olimpike

30 Korrik 2012, 11:24Sport TEMA

Ajo ka qenë një garë ku zakonisht fitonte SHBA ose Bashkimi Sovjetik. Por tani nuk ka më dyshime: Kina nuk ndalet më.

Brenda dy ditëve në Lojërat Olimpike, kanë marrë plot gjashtë medalje të arta dhe synojnë të thyejnë një rekord të vendosur nga amerikanët në vitin 1984 në Los Angeles, kur morën 83 medalje ari në total.

E mbarë bota sheh me çudi superfuqinë e re në sport.

Po si është e vërteta e tyre?

Me 1.34 miliard njerëz, ata janë kombi me më shumë njerëz në botë. Atletët tani kanë nisur që të trajnohen që në kopsht. Si për shembull 16 vjeçarja Ye Shiwen, që fitoi medaljen e artë në not. Ajo i befasoi të gjithë se notoi më shpejt edhe se superylli i notit Ryan Lochte.

Natyrisht merita i shkon sistemit, i ngjashëm me atë që prodhoi Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste.

Në 300 shkolla elitare, të cilat njihen edhe me emrin “Shkollat e dhimbjes”, trajnohen mbi 400 mijë fëmijë.

Dhe ta mendoni që kanë edhe para tani e janë në gjendje të marrin trajnerët më të mirë në botë për fëmijët e tyre.

Shkencëtarët e vendit kujdesen për të përgatitur substancat e duhura për këta sportistë. Doping? Sa të duash.

11 komente në “Kinezëve nuk u del më kush para në Lojërat Olimpike”

  1. Sportin ta duam duke investuar says:

    Nje sportist cilesor do nje stervitje shkencore 10-15 vjecare per te dhene rezultate
    Mbyllja e klasave sportive ne shkolla,te cilat filloni nga klasa e 3-te,ishte nje goditje shume e madhe per sportin shqiptar.Tani jane zvendesuar me ore jashtekurikulare,te cilat nuk zhvillohen dhe sherbejne vetem per rregullimin e normave mesimore te mesuesve te lendeve te ndryshme.Shpenzimi kryet dhe rezultati zero.Vetem me oret jashtekurikulare do te hapeshin klasa sportive per te gjitha sportet baze,do ishte investimi me i dobishem qe shteti do bente per sportin.

    1. antonio says:

      Per cfare ta duam sportin ne shqiptaret???
      E kemi zevendesuar me MITINGJET ELEKTORALE,PRERJET E SHIRITAVE TE PERURIMIT TE RRUGEVE NGA 5-6 HERE NE NJE RRUGE,TE WC-ve,TE LYERJES SE SHOLLAVE,qe tani quhen RIKONSTRUKSIONE,etj!!!
      Kemi plot DISKO E PUB-e,ne autobuzet urbane bejme SAUNA,ku vetem ne nje udhetim unaze,mund te biesh ne peshe 3-4 kg!!!
      Ne protesta kunder qeverise,na kercet shkopi i8 gomes dhe kur na futin ne Komisiariate yer policise,mund te biem 5-6 kg ne nje nate!!!
      Ky eshte sporti i ri shqiptar!!!
      Neper bote ja kemi marre doren:O MARRIM DROGE,OSE MARRIM SPORTISTE NGA KOSOVA DHE I VEME FLAMURIN KOMBETAR!!!
      Per te tjerat mendon Berisha!!!

  2. Ben Chicago says:

    shqiperia dergoi ne londer salin me gruan dhe nja 2 sportiste

  3. qeparo says:

    Kina po avancon ndaj SHBA-se ne cdo sfere

    1. Agita_B says:

      Kina investon pa mase ne sport, si Gjermania lindore, problemi eshte se 20 vite me pas, pesa me e madhe e atleteve jane te vdekur, te semure, paralizuar….si pjesa me e madhe e çiklisteve qe pedalojne me shpejt se makinat ne turin e Frances…

  4. edi says:

    Nuk e kuptoj se perse thoni doping sa tedush….
    Eshte e thjeshte ata jane nje popull i madh dhe kane mundesi te nxjerrin talente, kane nje qeveri te mire ekonomisht qe ka mundesi dhe deshire te investoj ne sport dhe netegjitha aktivitetet me karakter socjal…
    Por edhe kinezet vete jane nje popull jo mendjemadh por punetore te perkushtuar.

  5. Shkodrani says:

    I dashur artikull shkrues,shkencetaret e vendit ose te Kines jane Udheheqesit e atij shteti,jane ata qe kane qene jane e do te jene udheheqesit e ketije vendi qe i kushtojne rendesi te madhe interesave te shtetit te tyre ne radhe te pare e jo si keta te tanet qe shikojne interesat e tyre personale e qe e kane katandisur kete vend si mos me keq.I dashur edi!Kina vertet eshte nje vend super i madh por nuk u be keto 30 apo 40vitet e fundit,por eshte rendesia qe i jep Shteti Sporteve te gjithe fushave te atletikes,se po te shkojme me llogjiken e shtetit apo popullit te madh i bie qe dhe ne psh futboll duhet te jene kampioner.Ai shtet frutet e mbjella para shume viteve po i vjelin tani.

  6. 152cm says:

    Edhe turkofagos desh te merrej me spirt, po nuk u rrit I shkreti si greket. 152cm dhe nja 60 kg I shkreti.

  7. Ilir says:

    Shkencetaret kineze kane zbuluar bime mjekesore qe i ndihmojne atletet e tyre te vrapojne dhe performojne me mire se te tjeret. Ekstraktet e ketyre bimeve shtojne sasine e ATP (molekula energjitike qe perdorin muskujt per te funksionuar). Sigurisht qe keto nuk jane te njohura nga mjekesia sportive. Prandaj nuk mund te zbulohen si doping. Nuk eshte se atletet Kineze punojne me shume se ata amerikane apo europiane. Edhe keta te fundit punojne aq shume sa asnje nuk ua ka kaluar me pare. Por mesa duket kinezet ua kane kaluar ne ate qe kane zbuluar. Nuk ka shpjegim tjeter!

  8. atleti says:

    gjithcka e ke shpjegimin ne nivelin potencial te shtetit . kina po behet superfuqi kjo eshte e dukshme dominimi i saje eshte ekonomik politik. olimpjadat jane test per nivelin e shtetit qe perfaqesohet . shiko shqiptaret nivel i ulet sepse drejtohet nga politika mediokriteti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje