Andri Shevçenko ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist dhe të hyjë në botën e politikës. 35 vjeçari do të mbajë gjatë ditës së sotme një konferencë për shtyp ku do të prezantojë edhe planin e tij për të ardhmen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në një intervistë të publikua në faqen zyrtare të internetit të klubit të Dinamo Kiev, ku ai ka sqaruar se nuk sheh të ardhmen në botën e futbolli por në politikë, ndonëse mbetet të mësohet nëse ai do të jetë një kandidat në zgjedhje përkrah partisë në pushet të Janukoviç apo opozitës së Timoshenkos së burgosur.
Lojtari kishte edhe një vit kontratë me Dinamo Kiev dhe pritej që të vazhdonte të luante futboll edhe në këtë sezon. Pas Euro 2012, ai vendosi të braktisë përfaqësuesen ukrainase, por tha se dëshironte të vazhdonte të qëndronte në fushën e gjelbër, vendim që me sa duket ka ndryshuar në më pak se një muaj.
Ish-“Topi i Artë”, gjatë kësaj periudhe mori disa oferta mjaft interesante nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA, por ai refuzoi, ndonëse bëhej fjalë për shuma të mëdha që klubet e pasura ishin gati të paguanin për të patur në gjirin e tyre një lojtar si Shevçenko, një nga sulmuesit më të shquar të dekadës së fundit në futbollin evropian.
sulmues i madh ka ken por keka ba i vogel me end qe e paskan rrejt me hi ne politike?eh kjo politika kurv qe po shkaterron boten