Skuadra e Katanias ka bërë një gjest human në kohën kur kriza ka kapluar edhe Italinë, duke dhënë bileta sezonale falas për tifozët e varfër, transmetojnë mediumet italiane. Katania ka thënë se në këtë mënyrë është munduar t’u dalë në ndihmë tifozëve, të cilët e kanë përkrahur vazhdimisht në Serie A.
“Në edicionin e ri do të kemi edhe më shumë adhurues dhe miq të Catanias, pasi kemi vendosur që një pjesë të konsiderueshme të biletave ta shpërndajmë falas”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Katania.