Fillojnë kapriçot e Ibrahimoviç

24 Korrik 2012, 16:42Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç ka filluar menjëherë polemikat te PSZH, ndonëse ka shumë pak ditë që ka firmosur me këtë skuadër. Sipas asaj që ka publikuar sot “Le Parisien”, futbollisti ka bërë të qartë se dëshiron të luajë vetëm me numrin 10 në shpinë, numër të cilin ia kishin premtuar te Milan para se ta shitnin.

Por kjo fanellë është e sulmuesit Nene, i cili ka kërkuar largimin nga skuadra por trajneri Ançeloti dëshiron të vazhdojë ta ketë në dispozicion si alternativë të suedezit. Për çështje korrektësie, drejtuesit e ekipit francez kanë vendosur që këtë fanellë të vazhdojë ta mbajë Nene, ndonëse ky është një gjest që nuk i ka pëlqyer tekanjozit Ibra.

“Nuk është vendosur ende se çfarë numri do të mbaj në këtë skuadër. Por nëse drejtuesit e klubit duan të më kënaqin, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, tha lojtari para gazetarëve. Por përgjigja e Leonardo ka qenë shumë e prerë: “Për fanellën me numrin 10 duhet të presë më parë largimin e një futbollistit tjetër”. Me pak fjalë, nëse Nene nuk shitet, atëherë Ibrahimoviç do të mbajë në shpinë një numër tjetër.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, është munduar të kalojë gjithçka në plan të dytë me një batutë të zakonshme të tijën. “Në kontratë nuk është e shkruar askund një klauzolë e tillë. Mua më interesojnë shumë shifrat që shkruhen në kontratë, por të them të drejtën jo ajo lloj shifre”, tha menaxheri i cili ka arritur t’i sigurojë lojtarit një pagesë prej 14 milion euro në sezon.

5 komente në “Fillojnë kapriçot e Ibrahimoviç”

  1. 17 nentori says:

    Pordh te modhe na ka ne ky jevgu bosnjak

  2. f-u says:

    po si qenka jevg ky?vetem po te jesh nga shqiperia nuk je jevg,,i shami te shan,,o tru tul po shqiperia eshte 80 perqind jevgj

    1. Argita says:

      F.u
      Ça lidhje ka Shqiperia me nje komentues me siper!!!

  3. xhovani says:

    po ky pushti qe tha 80 perqind ka shqiperia jevgj po pse fshesh nxerre koken majmun,,,,,,,,,,,,,,,,pis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje