Tifozët tallen: “Njoftojmë se A.C. Milan u nda nga të afërmit më të dashur”

23 Korrik 2012, 13:35Sport TEMA

Rimbursimi i abonimeve vjetore nuk ka kënaqur tifozët e Milan, të cilët kanë protestuar përsëri kundër vendimit të drejtuesve të skuadrës për të shitur Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, ndërsa nuk kanë afruar asnjë kampion në vend të tyre.

Gjatë ditës së djeshme është organizuar një protestë mjaft origjinale, me tifozët që kanë vendosur para derës së zyrave të klubit një lajmërim funebër dhe kanë bërë homazhe për vdekjen e klubit italian.

“A.C. Milan u nda nga të afërmit më të dashur”, shkruhej me ironi në lajmërimin për vdekje ku ishte vënë data e themelimit të klubit, 1899, si dhe ajo e “vdekjes” së tij, 2012, pikërisht viti në të cilën u larguan kampionët e mëdhenj nga kjo skuadër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ky lajmërim ka inatosur drejtuesit kuqezinj, të cilët u kanë bërë thirrje tifozëve që të qëndrojnë të qetë sepse është normale që skuadra të fillojë një vit tranzicioni pas shumë suksesesh radhazi.

3 komente në “Tifozët tallen: “Njoftojmë se A.C. Milan u nda nga të afërmit më të dashur””

  1. krimbi says:

    U PREFTE NE PAQE

  2. Ai says:

    I duhen leke se do i futet prape politikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje