Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, është i bindur se skuadra që ai drejton tashmë mund të kthehet edhe në elitën e futbollit evropian, siç bëri më parë duke fituar titullin kampion jashtë çdo parashikimi në Itali.
Trajneri 42 vjeçar është shumë i lumtur me mbështetjen që ka aktualisht skuadra e tij dhe pranoi se synimi i klubit është që të kthehet përsëri në një prej emrave kryesorë të futbollit në Evropë.
Bardhezinjtë janë rikthyer në Ligën e Kampioneve pasi fituan për herë të parë titullin kampion në Serinë A që prej vitit 2003, falë një sezoni të shkëlqyer ku nuk njohën humbje në kampionat.
“Gjithë ky entuziazëm, që na ndoqi edhe një vit më parë, na shtyn të bëjmë përpara dhe të fitojmë për tifozët tanë”, tregoi ai.
“Ne duam të kthejmë Juventusin aty ku e meriton të qëndrojë. Vitin e kaluar, ne e vendosëm klubin përsëri në majën e futbollit italian. Tani ne shpresojmë që ta kthejmë në majën e futbollit evropian, e pse jo edhe atij botëror”.
Juventus vazhdon përgatitjet për fillimin e sezonit të ri ku ndeshja e parë zyrtare do të jetë Superkupa e Italisë ndaj Napolit, e vetmja skuadër që ka arritur ta mundë në sezonin e kaluar.
Ha-ha-ha. Sa optimist ky burri. A thua e fiton dot me kete ekip qe ke?
Vertet mendon te fitoje cemiosin ky bastexhiu me ate ekip medioker
Forca juve rip milan
o …tifozi…se sa mer vesh ti nga futbolli , dukesh qe kur shkruan ..cemiosi,,,,