Ramazani, sfida e atletëve myslimanë në Olimpiadë

21 Korrik 2012, 10:46Sport TEMA

Të fitosh një medalje të artë në Olimpiadë është vështirë. Befasisht, të fitosh medalje olimpike gjatë agjërimit të Ramazanit nuk është shumë vështirë. Të paktën jo për Suleiman Nyambui nga Tanzania, i cili pati fituar medaljen e argjendtë në vrapimin 5000 metra në Olimpiadën e vitit 1980, duke e agjëruar muajin e shenjtë të ramazanit.

“Kur vendos njëherë të bësh diçka, Allahu është prapa teje”, tha Nyambui, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme dhe tani është sekretar i Federatës së Atletikës të Tanzanisë.

Sikur në vitin 1980, edhe Lojërat Olimpike “Londra 2012” do të mbahet gjatë muajit të Ramazanit, kur myslimanët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë pa ushqim dhe pije.

Në Olimpiadën “Londra 2012” do të marrin pjesë më shumë se tri mijë atletë myslimanë, por shumica e tyre nuk do të agjërojnë, vendim ky që është miratuar nga autoritetet religjioze. Sportistët myslimanë janë të përfshirë edhe në ekipet e shteteve perëndimore. Mohamed Sbihi (kanotazh) përfaqëson Britaninë e Madhe, kurse Rachid Azzedine (boks) Francën. Këtë vit, asnjë sportist mysliman nuk është përfshirë në ekipin amerikan./KD

5 komente në “Ramazani, sfida e atletëve myslimanë në Olimpiadë”

  1. net says:

    Nuk ka asgje te veshtire per te devotshmit.

    Veshtiresia eshte per qullacet…

  2. do ket gallat kur ne oren e gares te ndalojn e te kthej marmiten nga qielli per tu falur.po mir qe behet ne londer e bie shi se do thaheshin per uje.

  3. leka says:

    Bota e mesjetes se erret lejohet te takohet me boten e ndritur perendimore.Karragjozllek dhe tragjedi ne te njejten kohe.

  4. dinjiteti says:

    net shko provoje me devotshmerine tende prej REVOLUCIONARI..

  5. Cakalli7 says:

    gara e 500 metrave bie bilbili, 5 nisen i 6-ti e con nga qielli dhe nuk leviz. Ca gjera thjesht nuk mund te jetojne ngjitur me fene e beduineve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje