Si kurrë më parë, Reali pa transferime të çmendura

20 Korrik 2012, 12:39Sport TEMA

Si kurrë me parë Real Madridi ka një politikë ndryshe nga vitet e kaluara në tregun e transferimeve. Perez me zyrtarët e Realit janë skuadra e vetme në Spanjë që ende nuk kanë nënshkruar me asnjë lojtarë. Por Reali i Perezit i ka shitur në të njetën kohë 4 lojtarë nga të cilët ka fituar 19.5 milion euro.

Hamit Altintop është shitur për 3.5 milion euro te Galatasaray, Canales dhe Gago për 11 milion euro te Valencia dhe Roma, dhe Carvajal për 5 milion euro te Bayern Leverkusen. Arkat e Real Madridit janë pasuaruar 19. 5 milion euro, gjersa shpenzimet deri tani janë 0.

Sipas mediave spanjolle, arkat e Realit priten të pasurohen shumë këtë verë edhe me shitjen e Leite Kakas. Ndërsa kjo verë “boshe” e Realit në blerjen e lojtarëve të ri mund të marrë fundë pasi Realidëshiron me çdo kusht blerjen e kroatit Luka Modric.

1 komente në “Si kurrë më parë, Reali pa transferime të çmendura”

  1. Argita_B says:

    Reali ka shitur vetem lojtare qe i mbante rezerve apo i kishte huazuar, keshtu qe ska ndonje ndryshim ne ekipin qe luajti dhe fitoi kampionatin sezonin e kaluar.
    Ndryshe nga vite me pare, sot Reali eshte nje ekip i konsoliduar, dhe nuk ka nevoje te bleje disa lojtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje