Mino Raiola është kthyer në një nga emrat më të lakuar të javëve të fundit, pasi menaxheri italian, arriti të mbyllë me sukses operacionin “Ibrahimoviç” duke dërguar suedezin te PSZH dhe duke i siguruar atij një rrogë stratosferike.
Ashtu si lojtari që menaxhon, edhe Raiola është i bindur se kampionati italian ka humbur plotësisht shkëlqimin e tij dhe yjet e injorojnë atë duke zgjedhur vende të tjera, ku paguhen më shumë dhe futbolli luhet në ambiente më të mira.
“Ndaj të njëjtin mendim me Ibrahimoviç, futbolli italian ka humbur shkëlqimin e tij. Në Itali nuk mund t’ia lejomë më vetes një yll futbolli për shkak të realitetit ekonomik dhe futbollistik. Një lojtar me vlerën e Ibrahimoviç, që është mes më të mirëve në botë, nuk do të mbërrijë në Itali as këtë sezon, e as në atë pasardhës”.
“Kanë mbaruar kohët kur në Itali shihnim të vinin lojtarë si Platini e Maradona. Vetëm mund të mundohemi dhe t’i krijojmë vetë futbollistë të tillë. Kemi mbërritur në limite, më poshtë se kaq nuk shkohet. Nuk ka se si të shkojnë futbollistë te Napoli, në jugun e Italisë, i cili i tmerron njerëzit në të gjithë Evropën pasi ka paragjykime për këtë zonë. Po jap një shembull të bujshëm: sot, në Napoli, nuk do të vinte kurrë, për asnjë shifër Mesi ose Kristiano Ronaldo”, tha Raiola në një emision televiziv
“Në kohët tona të arta, nuk u mor asnjë masë për të ardhmen, nuk u ndërtua asnjë stadium, asnjë qendër sportive për të rinjtë. Anglia e Gjermania, që ndërmorën masa të tilla, na kanë kaluar me kohë”, deklaroi ai.
NUk vijne me.SI keshtu , italianet na cane trapin duke na u mburru per kombetaren e Prandelit se doli deri ne finale. Vdekshin me mire dhe u befshin si kampnionati shqiptar.