Pas Tiago Silvës dhe Ibrahimoviç, duket se nga Milani do të largohet edhe një tjetër lojtar i rëndësishëm. Bëhet fjalë për Antonio Kasanon, që është shprehur i pakënaqur me politikat e ndjekura nga ana e kuqezinjve.
“Më pëlqen të kthehem te Sampdoria. Atje është shtëpia ime dhe do kthehem me kënaqësi. Skuadra e Milanit po aplikon një politikë e cila nuk më pëlqen mua dhe se besoj asnjë lojtari tjetër në skuadër. Do bisedojë me zyrtarët e skuadrës time dhe pastaj do shikoj mundësinë e transferimit te Sampdoria” deklaroi Kasano.