Junaited, klubi më i vlefshëm sportiv

17 Korrik 2012, 13:03Sport TEMA

Mançester Junajtid është cilësuar përsëri klubi më i vlefshëm sportiv, sipas renditjes së publikuar nga Forbes, duke lënë përsëri pas gjigandët e Real Madrid në renditjen vjetore të 50 klubeve.

19 herë kampionët e Anglisë, të cilët shumë shpejt do të kuotohen në bursë, u vlerësuan 2.23 miliard dollarë, nga 1.86 që ishin vitin e kaluar dhe janë 19% më lart se madrilenët që mbajnë vendin e dytë me 1.88 miliard dollarë.

Lista e 50 klubeve sportive, e cila në total vlen 53 miliard dollarë, përfshinte shtatë skuadra futbolli, ku Arsenali ka rënë tre vende duke mbajtur tashmë pozicionin e 10-të, ndërsa Barcelona ka bërë një ngjitje prej 18 pozicionesh duke qenë e 8-ta.

Bajern Mynih mban vendin e 11-të, Milani është i 27-ti, ndërsa Çelsi mban vendin e 45-të në këtë listë miliardësh.

Ferrari ishte skuadra e sporteve motorike që qëndron në majën e kategorisë së saj, pasi në listën e Forbes figuron e 15-ta, ndërsa ekipi i basketbollit i Nju Jork ishte i vetmi përfaqësues i NBA, duke mbajtur vendin e 43-të në këtë listë./lajmeshqip

10 klubet sportive më të vlefshme sipas Forbes

1. Mançester Junajtid (futboll) – 2.23 miliard dollarë

2. Real Madrid (futboll) – 1.88 miliard dollarë

3. Nju Jork Jenkis (bejsboll) – 1.85 miliard dollarë

3. Dallas Kaubois (futboll amerikan) – 1.85 miliard dollarë

5. Uashington Redskins (futboll amerikan) – 1.56 miliard dollarë

6. Los Anxhelos Doxhers (bejsboll) – 1.40 miliard dollarë

6. Nju Inglënd Patriots (futboll amerikan) – 1.40 miliard dollarë

8. Barcelona (futboll) – 1.31 miliard dollarë

9. Nju Jork Xhajants (futboll amerikan) – 1.30 miliard dollarë

10. Arsenal (futboll) – 1.29 miliard dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje