Andre Vijas Boas ka deklaruar se e ndjen veten më të lidhur me Totehemin sesa me skuadrën e Çelsit. Trajneri i ri i londinezëve mendon se atij nuk iu dha koha e mjaftueshme në Stemford Brixh për të treguar vlerat e tij, por besojn se do të ketë mundësinë të fitojë trofe me klubin e tij të ri.
“Këtu kam më tepër ndjesinë e përkatësisë ndaj klubi se sa te Çelsi. Ky është një klub me traditë, rreth të cilit po mësoj çdo ditë dhe po e admiroj. Çelsi ka traditën e vet, e cila ka ndryshuar në mënyrë drastike që kur ndërroi pronar në vitin 2003, por këtu te Totenhem ka një ndjenjë përkatësie të cilën dua të përdor në një mënyrë tjetër”.
“Unë jam tani personi i ri dhe duhet të hyj në rrjedhën e pritshmërisë që ka klubi. Vij këtu shumë më i përgatitur dhe me më shumë eksperiencë se sa në të kaluarën, eksperiencë që do ta përdor për ta shtyrë përpara klubin”.
“Projekti i Çelsit u ndërpre në mes nga pronari. Po, ata fituan trofe, por vetëm sepse ishin ende në garë në këto turne në muajin shkurt kur u largova unë. Mua nuk më dhanë mundësinë të fitoja me skuadrën që kisha krijuar dhe ndërkohë më kritikuan se nuk isha i mirë mjaftueshëm për të fituar në këto turne”, ishte akuza e tij ndaj drejtuesve të Çelsit. /lajmeshqip