Xhon Terri është shpallur i pafajshëm për akuzën e shkeljes së rëndë publike me karakter racor e cila përfshin Enton Ferdinand. Lojtari u akuzua pasi u pa të përmendte termin “i zi” në një fyerje në drejtim të Ferdinand në ndeshjen Çelsi-QPR të 23 tetorit.
Kur u dha vendimi, Terri thjesht tundi kokën e nuk reagoi, ndërsa u largua më pas nga salla e gjyqit pa dhënë asnjë deklaratë, kurse para mediave foli vetëm përfaqësuesi i tij, Dan Morrison.
“Gjyqi ka shpallur sot Xhon Terrin të pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që ngriheshin kundër tij, pasi ai i ka shpjeguar me vazhdimësi pozicionin e tij Federatës Angleze, policisë dhe së fundi edhe gjyqit. Ai nuk ka përdorur abuzim racor kundër Enton Ferdinand dhe salla e gjyqit e pranoi një gjë të tillë”.
Gjykatësi Hauard Ridëll shpjegoi edhe arsyet pse ai e kishte shpallur të pafajshëm kapitenin e Çelsit, duke vënë në vend të parë në listë faktin se askush nuk kishte dëshmuar me saktësi për fjalët ofenduese që kishte thënë mbrojtësi. “Çështja është nëse Z. Terri i përdori këto fjalë si fyerje dhe jo nëse ai është racist, pasi kemi prova të pakundërshtueshme që ai nuk është i tillë”.
“Pavarësisht ndihmës nga lexuesit e buzëve apo pamjet televizive, është thuajse e pamundur të jesh i sigurt për saktësinë e fjalëve të thëna nga Z. Terri në atë moment. Vendimtar është fakti se askush nuk ka dhënë dëshmi rreth asaj që ka thënë Z. Terri dhe mënyrës se si e ka thënë”, ishte shpjegimi i gjyqtarit rreth kësaj çështje që ka bërë shumë bujë dhe kishte pasoja shumë të rënda në futbollin anglez, duke sjellë mes të tjerave edhe largimin e Fabio Kapelos nga stoli i përfaqësueses angleze.
keto punet e racizmit jane pak delikate. nuk mund te akuzohesh direkt per racizem nese i the dikujt i zi. nese eshte i zi eshte i zi. eshte tipar njerezor si te thuash i shkurter, xhuxh, hunderr etj. kuptohet qe lojtaret jane shembuj dhe nuk duhet te perfshihen ne te tilla sjellje, por mos po shkojme drejt nje absolutizmi?!
edhe nese i ka thene i zi te verteten ka thene
po te shpifi ose te genjeje behet kryemonster e shqiperise
Qysh sot nuk i them ma Saliut malok,megjithse asht,por mos me denojne per racizem.Edhe Benit Chikago,nuk mund ti them ma Bythq,,, megjithse asht i tille,por do me denojne per antigay.