Teuta, eliminim që lë vend për dyshime

13 Korrik 2012, 10:39Sport TEMA

Nënkampionët e Shqipërisë të Teutës janë eliminuar nga Europa League jo vetëm duke mos treguar asgjë nga bagazhi i skuadrës që një vit më parë zbukuroi kampionatin shqiptar, por edhe duke i lënë vend zërave për lënien e ndeshjeve.

Durrsakët, pasi janë mundur 3-0 në ndeshjen e parë në shtëpi nga Metalurg Rustavi i Gjerogjisë, janë mundur me rezultat edhe më të thellë në ndeshjen e kthimit në fushën kundërshtare, 6-1. Por kjo humbje ka sjellë dyshime të mëdha për shitjen e ndeshjeve me qëllim përfitimin nga bastet sportive.

Është bërë e zakonshme tashmë që skuadrat shqiptare që nuk kanë ndër mend të vazhdojnë më tej në Kupat e Evropës, të humbin shumë thellë ndeshjet e tyre në transfertë, mundësisht me 6 apo më shumë gola, ndërsa ka shpesh aludime që gjithçka është e organizuar në mënyrë që drejtuesit dhe vetë lojtarët të përfitojnë nga bastet sportive.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Teutën që dje nuk i ka bërë aspak rezistencë ekipit kundërshtar, duke pësuar 3 gola në pjesën e parë dhe po aq në pjesën e dytë të takimit. I vetmi reagim i durrsakëve ka qenë goli i shënuar në minutën e 65-të nga Deliallisi, por që nuk ka mjaftuar për të bërë më të përtypshme këtë disfatë të shëmtuar.

Nuk është çudi që në javët në vazhdim, ndeshjet e Teutës me ekipin gjeorgjian, të përfundojnë në sitën e UEFA-s e cila sheh gjithmonë me vëmendje ndeshje te tilla. Njëkohësisht, nuk është çudi edhe nëse shumë shpejt, drejtuesit durrsakë të shfajësohen para publikut duke ia veshur fajin lojtarëve, e pse jo, duke larguar disa prej tyre.

Ndërkohë, në takimin tjetër të Europa League, Flamurtari është mundur 2-0 nga Honved dhe i ka dhënë edhe ai lamtumirën këtij turneu, pa patur shansin që të kalojë në turin tjetër e të ndeshet me rusët e Anzhi. /lajmeshqip

5 komente në “Teuta, eliminim që lë vend për dyshime”

  1. kozera says:

    kam nje pyetje per keta brekepalaret.mire qe duan ti shesin ndeshjet po perse nuk i firojne 6-1 qe te na bejne edhe neve te lumtur,kjo tregon se nuk kemi asenje dicka te mire ti tregojme botes moderrne,keta jane futbolliste apo u jane ngjitur kofshet dhe quhen pushta turp per ne.dhe dicka per flamurtarin ekipin tim,FLAMURTARIN e shkatrroi shkelqim muca e ndiqni ju lutem urgjent nga ky klub legjende ne shqiperi se nuk durohet me,si futbollist ka qene i shkelqyer,por nuk eshte trainere ai njeri eshte matrapaz.muca ik,ik,ik,nga flamurtari.

  2. Koloneli says:

    Futboll i degjenerum. Ne Shqiperi te kepusin ne dysh kur luajne jashte fushe, kerrcet pisqolla. Ketu shkojne dhe behen fertele nga nje ekip pa lidhje.
    Shisni ndeshjet more derra. Jo Teuta, ju duhet te quheni Kurva se ashtu ekip jeni.

  3. Besi says:

    Te dyja ndeshjet e Teutes kane qene te trukuara. Durrsaket ndoshta rrezikojne edhe perjashtimin nga Europa e kampionati shqiptar, pasi me sistemin e ri te UEFA-s te levizjes se koeficienteve nuk shpetojne dot. Sa per shembull: ne ndeshjen e pare, perpara fillimit fitorja e gjeorgjianeve kuotohej 2.3. Ne fillimin e pjeses se dyte (ndeshja 0-0)1.8. Ne minuten e 75-te (ndeshja 0-0) 1.2. Kjo tregon qe jane luajtur shuma te konsiderueshme per fitoren e Metalurgut, gje qe ka bere qe koeficientet te ndjekin nje rrjedhe logjike te kundert me normalen (me kalimin e minutave rriten).

  4. gjynaf qe kan emrin e TEUTES kta jane kurva kjo teuta un e dhem me zemer ishalla i nis hetimet uefa dhe u jap denimin e merituar qe do te ishte perjashtim nga uefa dhe kam. shqiptar te pakten 5 vite dhe keshtu mesojne mire te gjitha ekipet shqiptare.ne pame ekipe nga san marino,andorra,litenshtejni,qe jane krejtesishte amatore dhe luajten denjesishte,

  5. panto says:

    ore po pse u bini ne qafe futbollisteve ose trainereve, e keqja e ketij futbolli qendron te sistemi qe po e shkaterron kete loje te bukur dhe zbavitese per miliona njerez, dhe te gjithe e shohim se jane kompanite e basteve ne te gjithe boten, te cilat me sa duket jane ne konkurence me sistemin bankar, per ti rrjepur sa me shume individet qe kane rene pre e ketij sistemi te ndyre dhe kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje