Ish-kapiteni i Sauthempton, norvegjezi Klaus Lundekvam, ka vendosur të bëjë publik faktin se në periudhën kur ai luante futboll, në elitën e futbollit anglez ishte gjë e zakonshme të bëhej marrëveshje mes kapitenëve për të manipuluar ngjarje të ndryshme gjatë ndeshjeve, në mënyrë që të fitoheshin para nga bastet sportive.
Sipas tij, yjet e kampionatit anglez kanë përfituar me mijëra paund duke manipuluar ngjarje të ndryshme. 39 vjeçari ka pranuar në një intervistë të dhënë në Norvegji se kjo ishte diçka e përjavshme nga e cila të gjithë lojtarët kishin dalë të fituar.
Ai tregoi se përdoreshin anëtarë të stafit për vendosur shuma të mëdha parash mbi ngjarje të ndeshjes si rivënia e parë anësore apo goditja e parë nga këndi, ndërsa siguroheshin nëpërmjet marrëveshjeve me kapitenët kundërshtarë që basti të ishte fitues.
“Kjo është diçka për të cilën nuk jam krenar. Për një periudhë kohe vepronim kështu thuajse çdo javë, arritëm të fitonim një shumë relativisht të madh parash. Kemi bërë marrëveshje me kapitenët kundërshtarë për baste si topi i parë, rivënia e parë anësore, goditja e parë nga këndi, kartoni i verdhë apo edhe penalltia. Këto janë gjërat që mund të influenconim në ndeshje”.
“Por asnjëherë nuk kemi manipuluar rezultatet e ndeshjeve. Kjo është diçka që nuk do ta kisha bërë kurrë. Ishim profesionistë. Edhe pse ajo që bëmë ishte e paligjshme, bëhej thjesht për argëtim”, tregoi futbollisti që ka luajtur me Suathempton nga viti 1996 deri në vitin 2008, ndërsa ka veshur 40 herë fanellën e përfaqësues norvegjeze.
Lojtari, i cili ka patur probleme serioze abuzimi me alkoolin dhe kokainën pas la futbollin në vitin 2008, ka insistuar se këto marrëveshje ishin të zakonshme me thuajse çdo klub anglez, gjë që pritet të shkaktojë një tërmet të vërtetë në futbollin anglez.
Anglia eshte pjella e trukimeve. Jo me top kompanite e basteve jane dominuese angleze.