Leverkusen refuzon 17 milion paund për Shurle

9 Korrik 2012, 11:02Sport TEMA

Bajer Leverkusen ka hedhur poshtë një ofertë të Çelsit prej 17 milion paund për sulmuesin Andre Shurle, një lojtar që tashmë është pjesë e kombëtares gjermane.

Futbollisti 21 vjeçar iu bashkua kësaj skuadre verën e kaluar, pasi shkëlqeu me Mainc dhe me ekipet e moshave të përfaqësueses, duke u kthyer në një nga talentet më premtues të Bundesligës.

Ai ka regjistruar deri tani 16 ndeshje me përfaqësuesen gjermane, duke u aktivizuar edhe në Euro 2012 si zëvendësues në dy fitoret kundër Danimarkës dhe Greqisë.

Shefi ekzekutiv i Leverkusen, Volfgang Holzhauser, ishte ai që bëri të ditur detajet e kësaj tentative të klubit londinez për të siguruar futbollistin.

“Kemi marrë një ofertë shumë konkrete nga Çelsi për Andre Shurle, me vlerën mbi 20 milionë euro. Të dy klubet diskutuan për shifra për një periudhë kohe, por në fund ne vendosëm të mbanim Andre”, u shpreh ai.

Çelsi është ende në kërkim të një sulmuesi cilësor për të zëvendësuar të larguarin Didier Drogba, duke parë që për momentin, Fernando Torres nuk është në nivelin e kërkuar. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje