Menaxheri i ekipit kombëtar gjerman, Oliver Bierhof, ka bërë të qartë se Gjermania nuk të përballojë më asnjë ndeshje me arrogancë që pas humbjes në gjysmëfinalen e Euro 2012 përballë Italisë. Gjermania ishte favorite për të fituar turneun, por më pas kapitulloi pa kushte kundër Italisë me rezultatin 2-1.
Gjithsesi, Bierhof e sheh situatën me optimizëm, duke patur parasysh rrugën e kësaj kombëtareje drejt Botërorit 2014.
“Duhet të jemi të kujdesshëm të mos tregojmë arrogancë. Ne na mungoi zgjuarsia, e kishim të vështirë të shfrytëzonim rastet për të shënuar. Por duhet të theksoj se asnjë nga lojtarët tanë nuk e mori lehtësisht ndeshjen, të gjithë ishin të uritur për një trofe”.
“Gjashtë javë para turneut gjithçka dukej se po shkonte në rrugën e duhur. Kishte vlerësime për dinamizmin tonë dhe fuqinë e kësaj skuadre, por mjaftoi një ndeshje që gjithçka të fshihej nga kujtesa. Meqë kualifikimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe meqë fituam në miqësore përballë Holandës e Brazilit, ndoshta koka jonë u bë shumë e madhe nga lëvdatat”, pranoi ai.
Në fund, Bierhof vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Loakim Lëv në drejtimin e Gjermanisë me objektivin për ta nxjerrë kombëtaren nga kjo situatë zhgënjyese. “Lëv do të analizojë ndeshjen me Italinë dhe do të gjejë një mënyrë për të ecur përpara. Unë nuk shqetësohem. Forca e Jogit është pikërisht se bën zgjedhje jopopullore”.