Ederson, blerja më e re e Lacios, ka qenë pjesëtar i një incidenti mjaft simpatik që në ditën e tij të parë si futbollist i kryeqytetasve.
Braziliani 26 vjeçar, pasi ka kryer vizitat mjekësore, është kthyer në ambientet e klubit për të takuar trajnerin dhe shokët e rinj të skuadrës të cilët fillonin grumbullimin.
Atij i janë dhënë çelësat e një makine për të shkuar nga klinika në qendrën e Formelos, por automjeti ka qenë ai i gabuari.
Çelësat nuk kanë qenë të makinës së tij, por të një klienti të thjeshtë të klinikës se Paideia ku Ederson po kryente vizitat mjekësore. Kuptohet që braziliani nuk kishte gisht në këtë çështje dhe ka hipur në makinë duke u larguar me shpejtësi.
Pas pak minutash, është kuptuar gabimi që ishte bërë nga punonjësit e parkingut të klinikës, ndërsa lojtari është kthyer për të dorëzuar makinën e “vjedhur” e për të marrë atë që do të jetë e tija gjatë këtyre ditëve të para në kryeqytetin italian.