REVOLUCION në futboll, FIFA lejon teknologjinë për të monitoruar golat

5 Korrik 2012, 19:50Sport TEMA

Ishte apo nuk ishte brenda? Kjo pyetje ka munduar shumë tifozë të futbollit. Tani kjo pyetje do të marrë përgjigje falë teknologjisë. FIFA ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm sot, që i hap rrugën futjes së teknologjisë në futboll. Kjo e fundit do i mundësojë gjyqtarëve të kuptojnë nëse topi ka kaluar vijën fatale apo jo.

Sipas FIFA do lejohet sistemi Hawk-Eye, i provuar më parë në tenis, që nënkupton kamerat për të mbikëqyrur vijën fatale. Po ashtu do mund të përdoret sistemi GoalRef ose ndryshe çipi në top.

Kjo teknologji do mund të përdoret në vitin 2013 në Kupën e Konfederatave në Japoni dhe në Botërorin e vitit 2014 në Brazil. Ndërkohë mësohet se Premier Liga angleze do e përdorë sezonin e ardhshëm këtë teknologji.

1 komente në “REVOLUCION në futboll, FIFA lejon teknologjinë për të monitoruar golat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje