Oscar Pistorius do bëhet i pari sprinter pa këmbë që do të garojë në Lojërat Olimpike. Natyrisht ai do të garojë edhe në Lojërat Paraolimpike, por kjo është hera e parë kur një atlet me aftësi të kufizuara përfshihet në një skuadër olimpike.
Pistorius do të garojë për Afrikën e Jugut në stafetën 4X400 metër. Pistorius njihet edhe me nofkën “Blade Runner” për shkak të gjymtyrëve prostetike me fibra karboni.
25 vjeçari postoi në Twitter se sot ishte dita më e lumtur e jetës së tij. “Ju faleminderit të gjithëve ju që më bëtë ky atlet që jam. Zoti, familja, miqtë dhe mbështetësit e mi, të gjithë ju keni dhënë një dorë,” shkroi ai.
ne fakt nuk duhet lejuar……. ka shume qe mendojne qe ato protezat teknologjike prej titani, mund ti japin avantazh karshi atleteve normal
Edhe sikur tja japin avantazhin, s’ka asgje te keqe. Ai eshte shembull frymezimi jo vetem per ata qe jane te gjymtuar, por edhe per ata qe jane me kembe e me dore sic ju a ka dhene zoti!
Meqenese inekzistenti zot nuk mund t’i rinxjerre kembet ketij, kete gje e ben shkenca. ?
A thu duhet ti kishte dhan kembe rezerve?
Njerezit gjeten te gatshem materialet nga… shkenca??!!
Dhe “shkenca” ne vend te kembeve i rinxorri dy copa karboni.
Kur lexoj qe politikanet tane bejne sakrifica duke punuar mbi kolltuket dhe krahasoj me Z.Oskar Pistoriusin qe vrapon me kembet e prera,kuptoj sa dembele i kemi paloqeveritaret tane.
zoti sheknca apo shejtani ky besoj se vrapon me shpejt se ne qe i kemi 2 kembe prej mish e kockash