De Biasi mbron mikun Prandeli

4 Korrik 2012, 12:52Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, i ka dalë në mbrojtje mikut të tij Çezare Prandeli pas disfatës së thellë 4-0 të Italisë në finalen e Euro 2012 përballë Spanjës. Sipas trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Prandeli nuk ka asnjë faj në atë që ndodhi në fushën e lojës, pasi humbja erdhi nga rrethana të tjera.

“Është absurde të kritikosh Prandelin, që ishte protagonisti i vërtetë i kësaj aventure evropiane të Italisë. Duhet të njohim meritat e kundërshtarit para se të nënvizojmë gabimet e Italisë”.

“Spanja është një skuadër shumë e fortë që pësoi një rritje të ndjeshme në krahasim me ndeshjet e para dhe hyri në fushën e lojës në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo ka avantazhin që mund t’i besojë dy blloqeve lojtarësh, atij të Real Madrid dhe atij të Barcelonës, ndërsa ka një lojë të konsoliduar prej kohësh. Nuk është e lehtë të luash kundër asaj që praktikisht është mesfusha e Barcelonës”.

“Dëgjoj të flitet për zëvendësime të gabuara por është e lehtë të flasësh pas një rezultati të tillë. Prandelit duhet vetëm t’i bëhen komplimente pasi kjo Itali është inspiruar pikërisht te loja e Spanjës dhe ka mundur në mënyrë të ndjeshme një skuadër të nivelit të lartë si Gjermania”, ishte komenti i De Biazit.

Tekniku i përfaqësues shqiptare sheh si shkak kryesor të disfatës gjendjen jo të mirë fizike të lojtarëve italianë para finales, duke fajësuar për këtë ndeshjen që shkoi me kohë shtesë në çerekfinalet e turneut.

“Praktikisht ishte një skuadër tjetër, nuk ishte më Italia. Kishte lojtarë shumë të lodhur, shumë prej tyre pësuan tërheqje gjatë pjesës së dytë. Mendoj se të kaltrit paguan shumë shtrenjtë 120 minutat e luajtura kundër Anglisë”, përfundoi De Biasi.

6 komente në “De Biasi mbron mikun Prandeli”

  1. madred says:

    po sipas tej shqiperia nuk duhet ti zhvilloj fare eleminatoret e 2014 sepse njeh meritat e kundeshtarit!?a ju pipinot dhe te zezen pa pik turpi fare e beni te bardhe se njihni kritiken,te gjith e kan fajin vetem italianet jo.po pse ore spageti ku e fut ti 4-0 se ska budall ne bot te besoj denglat e tua dhe te prandelit.mos u mundo te justifikosh te pa justifikushmen se duket sikur dhe ketu te ne kur te hash nja 7 do na thush si i pa sip italian qe je se vlersojm meritat e kundeshtarit.kok sallat italian dhe i pa cip ju degjeneroj deri ne embrion spanja 120 min e lodhjes me anglin do dilnin njeher ne pa e do dukeshin ne ndeshjen me gjermani,apo ju italianeve ju vjen lodhja me post e vonohet nje jave.spageti cuatro ceso.

    1. aqifi says:

      Prandeli beri zevendesimet me idiote qe ekzistonin. Kur futi Di Natalen, duhej te hiqte Balotelin dhe jo Cassanon. Cassano i pershtatej me mire lojes spanjolle, kurse Baloteli ishte komplet jashte loje. Prandeli tregoi se nuk ka krijuar akoma personalitet dhe ju tremb reagimit te nje trapi si Baloteli qe ka talent po jo tru…

  2. italioni says:

    po kete e dinim ne se ju njohim mire ju italionve.nuk e fshen dot diellin me shosh o italiono di mierda.nuk ishin as nje,dy,tre por plot kater cop dhe u shqyeu marmiden spanja,ne syt ne bsll i kishim e ju pame ca mut ekipi ishit.e vertet eshte ajo qe that;italia shkruajti histori ne euro2012.po shkruajti vertet histori se skishte histori finale 4-0 dhe e bet ju.

  3. po ti mor pler nga e ke mesuar kete lloj mbrojtje,apo nga rasti META-PRIFTI!? he mo se ne shqiperi jemi e ha populli!!!

  4. enea says:

    Shume mire ben qe e mbron, dhe me te drejte. Juve tifozet e gjermanise qe e hengret sa krahu nga Italia, ckeni qe kakarisni akoma?

    Juve perpara Italise keni qene, jeni, dhe do mbeteni gjithmone HUMBES, HUMBES, HUMBES

    1. Greku says:

      Eneaqi 4 petulla s’kan mbrojtie as italin fashiste e jo me kete legen.makarona tesera tirja katalaves file greku malaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje