Zinedin Zidan ëndërron stolin e Francës

4 Korrik 2012, 10:47Sport TEMA

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit ka pranuar se Zinedin Zidan është një kandidat që në të ardhmen të drejtojë Francën, ndonëse nuk do të jetë ai zëvendësuesi i Loran Blank në pankinën e “gjelave”.

Zidan mban një status legjendar në këtë vend pasi udhëhoqi kombëtaren drejt Botërorit 1998 dhe Euro 2000, ndërsa aktualisht luan rolin e drejtorit sportiv te Real Madrid.

40 vjeçari aktualisht po studion që të diplomohet në menaxhim sportiv në Limozh dhe presidenti i FFF, Noel Le Graet, beson se ai ka gjithçka që duhet për të drejtuar ekipin kombëtar.

“Është një gjë fantastike që Zinedin Zidan ka shprehur dëshirën për të punuar nga afër me ekipin kombëtar të Francës në të ardhmen dhe nëse nuk është e mundur që tani, ai ëndërron që në 10 vitet e ardhshme të marrë drejtimin e saj si trajner”.

“Ai na ka konfirmuar se është gati të marrë licencën e trajnerit duke studiuar në qendrën tonë kombëtare të Klerfonten”, konfirmoi Le Graet.

Pas largimit të Loran Blank, FFF është ende në kërkim të një zëvendësuesi, me Didier Deshamp që vazhdon të shihet si kandidati më i mundshëm.

3 komente në “Zinedin Zidan ëndërron stolin e Francës”

  1. TOTILA says:

    KETIJ ZYBIUT I MUNGOJNE PARAMETRAT ME ELEMENTARE TE EDUKATES NJEREZORE . UNE DO T’A MBAJ MEND KETE RRUGAC GJAKFTOHTE PER GODITJEN ME KOKE QE I BERI RRUGACIT TJETER MATERRACIT. A MUND TE KRAHASOHET KY ME FISNIKERINE E LORAN BLANKUT ?? KURRE .SEPSE E TRADHETON FYTYRA DHE SYTE E ULUR . KAMPION BOTE ? KUSH ? FRANCA? PSE U GENJEN MENDJA .NUK E KUPTONI QE EGZISTON NJE TEORI KONSPIRATIVE . RONALDUA U SEMUR PAPRITMAS , BRAZILIANET VININ VERDALLE SI SOMNANBUL NE FUSHE DHE FRANCA FITOI. KESHTU? PO KAMPION EUROPE ME ITALINE NE FINALE . GOLIN E BARAZIMIT ME FAULL PASI SHKELEN ME KEMBE NE TRUP PALIUKEN DHE AVANTAZHUAN NE KOHEN QE LOJA KISHTE MBARUAR DHE ME GOL OFF-SIDE. A E PATE NE EUROPIAN . I VETMI EKIP QE NUK KA MERCENARE ESHTE SPANJA ,TE GJITHE TE TJERET JANE ” KONTEMPORANE ” DHE FUSIN LOJTARTE TE NATYRALIZUAR ,KU ME KEQ E PESOI GJERMANIA DHE ITALIA IME . A E DINI PSE ? MERCENARI NUK KA GJAK ,NUK KA NDJENJE ,NUK I DHEMB ASGJE QE NUK ESHTE E TIJ . KESHTU DHE BEDUINO-BERBERO-AFRIKANO- “FRANCEZI” ZYBI .

  2. mergimtari says:

    O ti komandanti hune ve ja ke fut kot plako , zizu eshte nje ish yll bote qe e ka treguar veten me zonje e vjeter evropiane Juventusin e famshem dhe mbylljen e karrieres me Realin , une jam tifoz me Italine por rasti ne çastet e fundit te karrieres qe ju per mendni me te drejte ai ra viktime e provokimit , kjo ishte fatkeqsi si per ate vet dhe te gjithe sport dashesit ne mbare boten . Paris

  3. NELA says:

    NDOSHTA KE HARRU SE MATERRAZI E SHAU NGA FAMILJA,.NE SHQIPRI KUSHDO E BENTE NJE GJE TE TILLE,MADJE DHE ME SHUME ,SE PERNDRYSHE NUK ESHTE BURRE AI QE NUK MBRON NDERIN E FAMILJES,\PRA NENEN DHE MOTREN\.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,POR JU QENKENI SHUM RACIST,A JE TI ME I MIRE SE NJE TJETER QENIE NJEREZORE……………………………………SPANJA KA DISA KATALAN NE EKIP ,QE NUK JAN SPANJOLL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje