Pepe Reina, shpirti i Spanjës

3 Korrik 2012, 12:47Sport TEMA

Një nga personazhet më të rëndësishëm të përfaqësueses spanjolle gjatë këtyre viteve është portieri i Liverpulit, Pepe Reina. Ndonëse ai është thuajse gjithmonë në stolin e rezervave dhe nuk ka shansin të luajë para Iker Kazijas, portier ka një rol shumë të rëndësishëm në skuadër, pasi është personi që argëton gjithë ekipin me shakatë dhe batutat e tij. Këtë radhë, gjatë kthimit për në Spanjë si Kampionë Evrope, Reina është improvizuar në rolin e asistentit të fluturimit duke shpjeguar procedurat e sigurisë.

Videoja ka bërë xhiron e botës falë bashkëpunimit të Zherard Pike, i cili e ka hedhur atë menjëherë në adresën e tij zyrtare në Facebook. Por kjo nuk ka qenë “bëma” e vetme e Reina gjatë festimeve.

Kur ekipi është ngjitur në skenën e festimeve me trofe para publikut në Madrid, ai ka marrë mikrofonin duke prezantuar shokët e skuadrës me batuta humoristike:

“Me numrin 21, Luis Enrike. Jo, më falni, ‘poni’ David Silva. Më urren se e quaj kështu, po nuk kam çfarë t’i bëj, ashtu është”.

“Me numrin 15, vëllai im, Serxho Panenka Ramos, mbrojtësi i qendrës më i mirë në botë. Luan mirë me të djathtën, me të majtën dhe me të mesit”.

“Me numrin 18, po dridhet nga frika se nuk e di se çfarë do të them për të. Nuk ka Lorenco, nuk ka Pedroza. MotoGP e Spanjës është vetëm Zhordi Alba”, janë disa nga batutat e tij.

1 komente në “Pepe Reina, shpirti i Spanjës”

  1. elinor says:

    Jepni edhe nje keshillim bashke me keto “batutat”:
    “Mbasi te perfundoni leximin duheni te qeshni pak…me zor”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje