Skuadra e Euro 2012, dominon Spanja

2 Korrik 2012, 17:48Sport TEMA

Ekipi Teknik i UEFA-s ka përzgjedhur 10 futbollistë spanjollë mes ekipit ideal të turneut, i përbërë nga 23 futbollistë, ashtu si çdo kombëtare pjesëmarrëse. Emra të njohur të futbollit botëror kanë bërë këtë përzgjedhje të veçantë, duke nderuar maksimalisht një ekip që ka dominuar skenën e futbollit botëror në këto vite.

Drejtori teknik i UEFA-s, Andi Roksburg, Fabio Kapelo (Itali), Jerzi Engel (Poloni), Dushan Fitzel (Çeki), Zherard Hulier (Francë), Lars Lagerbak (Suedi), Giorgi Mezei (Hungari) dhe Holger Osiek (Australi), ishin stafi që bëri këtë përzgjedhje mes futbollistëve që morën pjesë në turne.

“Lojtarët në këtë skuadër janë ata që kanë dhënë kontribut më domethënës në të gjithë turneun. Padyshim që skuadra dominohet nga ekipet që kishin më shumë sukses, duke filluar nga Spanja që fitoi titullin, për të vazhduar me lojtarë që bënë pjesë në radhët e gjysmëfinalisteve. Kishte lojtarë të tjerë që shumë lehtë mund të bëheshin pjesë e këtij seleksioni, por ne vendosëm që të përzgjidhnim 23 lojtarë, ashtu si çdo kombëtare e këtij turneu”, deklaroi Andi Roksburg.

Ekipi Teknik i UEFA-s ka ndjekur çdo ndeshje të Euro 2012 për të dhënë vlerësimet dhe për të mbajtur shënime, në mënyrë që më pas ky aktivitet të pasqyrohet në literaturën sportive që do u shpërndahet të gjithë atyre që duan të mësojnë më në thellësi për futbollin.

SKUADRA E EURO 2012

Portierë: Xhanluixhi Bufon (Itali), Iker Kazijas (Spanjë), Manuel Nojer (Gjermani).

Mbrojtës: Zherard Pike, Serxho Ramos, Zhordi Alba (Spanjë), Fabio Koentrao, Pepe (Portugali), Filip Lahm (Gjermani).

Mesfushorë: Daniele De Rosi, Andrea Pirlo (Itali), Stiven Xherard (Angli), Ksavi Hernandez, Andres Iniesta, Serxho Buskets, Ksabi Alonso (Spanjë), Sami Kedira, Mesut Ozil (Gjermani).

Sulmues: Mario Baloteli (Itali), Cesk Fabregas, David Silva (Spanjë), Kristiano Ronaldo (Portugali), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi).

2 komente në “Skuadra e Euro 2012, dominon Spanja”

  1. tomori i beratit says:

    Keni haruar sulmusin me te mire ne Europ.sali sheqere berisha.

  2. Bbb says:

    Ne liste duhet te ishin portieri i Portugalise, Moderic i kroatve si dhe Jiracek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje