Guardiola: Fiton Spanja, me apo pa “9”

1 Korrik 2012, 15:15Sport TEMA

Pep Guardiola është i sigurt se Spanja mund të fitojë Euro 2012 edhe nëse nuk hedh në fushën e lojës një sulmues të mirëfilltë në ndeshjen kundër Italisë. Ish-trajneri i Barcelonës, ka treguar se ka besim të plotë te zgjedhjet që do të bëjë trajneri Del Boske dhe se pret të shohë bashkëkombësit e tij tek rishkruajnë historinë e futbollit.

“Mendoj se Spanja do të fitojë dhe do të rishkruajë historinë. Të arrihen tre finale në katër vite është një sukses që nuk do të përsëritet nga askush”, tha ai nga Indonezia ku gjendet me pushime.

Debati më i ndezur për momentin është nëse Spanja duhet të luajë me sulmues të deklaruar apo të vazhdojë të luajë me skemën si Barcelona, ku Mesi luan në këtë pozicion. Por Guardiola mendon se skuadra e Del Boskes nuk e ka të detyrueshëm aktivizimin e një “numri 9”, pasi ka cilësi ta zgjidhë ndeshjen edhe pa të në fushë.

“Për Spanjën do të jetë njëlloj, si të luajë me një sulmues të mirëfilltë, ashtu edhe pa të në fushë. Skuadra është në duar të mira me Del Bosken, i cili është trajneri më i mirë i mundshëm për kombëtaren e Spanjës. Lojtarë të tjerë mund të gjejnë rrugën e rrjetës në këtë sfidë duke shënuar gola me depërtimet nga thellësia”, ka shpjeguar tekniku katalanas që e ka praktikuar më shpesh këtë mënyrë loje në kohën kur drejtonte Barcelonën.

Kuptohet që të gjitha improvizimet në radhët e Spanjës kanë ardhur për shkak të mungesës së David Vija, i cili është i dëmtuar dhe e ka ndjekur turneun si spektator.

“Mungesa e David është shumë e rëndësishme për Spanjën. Me të në fushë, ajo do të ishte një skuadër më e kompletuar”, tregoi Guardiola.

4 komente në “Guardiola: Fiton Spanja, me apo pa “9””

  1. dashamiri i kunatit says:

    Cuna, nuk ka lezet.
    Sot eshte nata e funit. Ju du te gjitheve te pedonalja:
    “Rruga Kioskat e Kunatit”
    E keni flliq muhabetin, nuk i kena bo xhiro dhe osht merzit shum.
    Kishte pas ca probleme neshjen Gjermani-Greqi, se ishin helmu nja 30 veta nga qoftet.
    Po ju mos u frigoni se nuk i dredh komet me qofte.
    Mirupafshim e fitofte me i miri!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/rruga-kioskat-e-kunatit.html

  2. baca says:

    i zune gjynahet e germanise.

  3. A..GJ..NEW YORK says:

    bravo italia sot tregoje se kush eshte italia e vertet qe te gjithe njofim…

  4. viktori says:

    Ky koment eshte shkruajtur pas ndeshjes dhe, ne fakt, nuk kam se çfare te shtoj tjeter, veçse urime Spanjes per kete fitore. Ne fakt, pati edhe pak fat, sepse pati perballe nje ekip te shemtuar qe erdhi deri ketu, duke prishur pune per dy ekipe qe do te kishin qene shume me te denje ne finale, qofte Anglia, qofte edhe Gjermania. Sidoqofte, fituesi nuk gjykohet. Sa per ate rekordin qe permend Guardiola, nxitohet pak kur thote se askush nuk e perserit dot qe “te dalesh ne tri finale ne kater vjet”. Sepse, ne fakt, Guardiola nuk ka se si ta dije, nga qe nuk i pergjigje’t moshes se tij, por vete Spanja po perserit ate qe e kane arritur gjermanet e kohes se Bekenbauerit dhe Mylerit, kur nga 1972 deri me 1976 dolen tri here ne finale, pikerisht si Spanja, dy here ne Kampionatin Europian dhe nje here ne Kampionatin Boteror 1974. Natyrisht, Spanja e kaloi kete rekord, sepse i fitoi te trija finalet, nderkohe qe Gjermania humbi me penallti ate te 1976-es, kunder Çekosllovakise. Sidoqofte, nuk eshte hera e pare qe ndodh, apo jo, Guardiola?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje