Zhgënjimi gjerman kthehet në huliganizëm

29 Qershor 2012, 16:44Sport TEMA

Dëshpërimi i tifozëve gjermanë pas humbjes së radhës ndaj Italisë në gjysmëfinalet e një turneu nuk ka kaluar pa pasoja, pasi sheshet e qyteteve më të mëdha gjermane janë kthyer në arenë përplasje mes tifozëve të të dy palëve.

Nëse ngjarjet kanë filluar “qetësisht” me gjuajtje me spageti, në Vupertal situata është acaruar aq sa grupet e tifozëve gjermanë kanë filluar të lëshojnë slogane ksenofobe kundër italianëve. Qyteti u vendos në gjendje shtetrrethimi nga policia, e cila arriti të evitonte një përplasje masive mes 800 tifozësh gjermane e 600 tifozësh italianë. 13 persona u plagosën, mes të cilëve edhe një polic, por për fatin e mirë, kur situata po acarohej më shumë, shpërtheu një furtunë dhe shiu i rrëmbyeshëm bëri që palët të shpërndaheshin.

Në Reklinghausen, dëshpërimi gjerman u kthye në një luftë kundër policisë, pasi forcat e renditu u gjuajtën me shishe birrë nga tifozët. Në Volfsburg, policia evitoi një tjetër përplasje masive, pasi vendasit deshën të ndalnin një festim me makina në rrugët e qytetit nga tifozët italianë.

Edhe në Berlin e Mynih, situata ishe mjaft e tensionuar në orët e vona të natës me policinë që u detyrua të bënte disa arrestime pasi tifozët e dehur gjermanë sulmonin çdo tifoz italian që shihnin në rrugët e qytetit. Ngjarja më e veçantë ndodhi në Kasel, ku një tifoze gjermane sulmoi tifozët italianë me sprai djegës e më pas bëri të njëjtën gjë edhe kundër policëve që po i afroheshin ta arrestonin./lajmeshqip

17 komente në “Zhgënjimi gjerman kthehet në huliganizëm”

  1. tourkofagos says:

    pune SS-esh……..rasat Hitler!

    1. artiles says:

      Bo, bo, cfare fati kane! Edhe kur duan me perplas briret u bie shi. Tek ne edhe gure te bjere nuk largohet njeri nga dueli! Dale, dale, se po rane gure nga qielli, eshte me mire, njelloj sikur me t’ardhe furnizimi me armatime, e pastaj do ulerasim te cuditur “po ky qenka miell more”!

    2. leonardi antwerpen says:

      Lavdi SS-esh

      1. lesh says:

        Ja ku na doli nje jevg nazist. Me e bukura esht se kokrruarit i kapin ne dru te gjithe shqiptare , greke e turq… dhe ata si puna jote i puthni doren

    3. Edor says:

      Fick dich,…

      … Fuck you,

      Vaffanculo stronzo,…

      … αντε γαμήσου ρε μαλάκω,

      Siktir.

  2. elio says:

    “E pur si muove” thoshte i nderuari Galile…E megjithate humben-themi ne sot, e mesa duket do te humbasin perseri..e perseri…e perseri……

  3. gjermani says:

    Hajt se boll ia ka fut gjermani Europes nga Greqia ne veri. Nje humbje futbolli harrohet e ska te krahasuar me humbjen e vendit punes e rroges si ne rastin e italianeve. E me qe ra fjala: A kishin me se deheshin italianet mbreme?

  4. ALTIN says:

    Italianet jo qe pine po dhe hengren dhe u kenaqen
    Gjermanet jo se shquhen persa i perket kuzhines
    Vetem lakra , te zjera , te skuqura , te gjalla dhe mish derri ne tigan njohin
    Harrova dhe nje gje tjeter , te punojne gjithe diten te dehen dhe ti bejne keq te tjereve
    FORZA ITALIA

  5. fshatari says:

    Gjermanet jane me te vertet te poshter!secili paguan ne xhepin e vet kur shkojne ne klub´,e kunderta ndodh me shqiptaret qe jane kavaljere dhe paguajne edhe per te tjeret.Gjermanet duan disipline ne cdo fushe te jetes ne krahasim me popujt e jugut qe duan te pasurohen sa me shpejt dhe mundsisht pa pune.Pra gjermanet jane te poshter dhe do ishte mire qe te ktheheshin si te gjithe popujt e jugut,pra liberale ne cdo sektor qofte ekonomik ashtu edhe politik.Keta nuk dine ta shijojne as jeten dhe duhet patjeter te mesojne nga ne popujt e jugut.Edhe neqoftese ekonomia,ose politika ne Greqi dhe Shqiperi etj nuk funksjonon mendoj se ka gisht gjermani ne kete pune pavarsisht se keto shtete nuk drejtohen nga gjermanet.Pra shkurt keta gjermanet demtojne te gjithe popujt e tjere te Evropes qe jane ne rruge te mbare!

    1. skifteri says:

      ate pagesen neper lokale e ka cdo vend i evropes, din ta vlersojn lekun jo si gabelet, sot kan 100 hajde ti pim me shoket dhe neser i kerkojn borxh

    2. salitalibani says:

      Me mire buke e kripe dhe kure jeten e Gjermanis.Sa per pagesen une roje ne gjermani por kur shkone bure e grua per te ngene dhe secili paguan llogarin e vete mos u hengert dhe ajo buka.Dhe do u lutesha mos me ngacmoni se kam 15 vjete ne kete vende te mallkuar.

  6. Bbb says:

    Një përplasje masive mes 800 tifozësh hitleriane e 600 tifozësh ducjane…Mesatarish i bie qe 4 gjermna te jene rrahur me 3 makaranoxhinj. Bilanc i bukur.

  7. Bbb says:

    Per gjithe tifozet e Duces, shikoni si e ka kapur Pirlo topin me dore

    http://www.youtube.com/watch?v=rnFw7PzTG6I

    1. xhixhi says:

      bbb te mungojne ca ooo te dalesh bobobo,mesus mesus ai eshte spiuni!
      asnje nga tifozet gjermane nuk kane pranuar humbjen,fshihen pas disa argumentash banal i njerezve te ngushte nga mendja,ka kapur topin me dore,ishin vendosur shume baste,etj etj,
      E VERTETA ESHTE QE ITALIA SHFRYU NJE FLLUCKE SAPUNI RROGOZHINE E POMPUAR ME PORDHE,GJERMANINE!!!
      ITALIANET JU ZGJUAN NGA NJE ENDERR QE PO SHIHNIT,FITUAT ME GREQINE ME VESHTIRESI POR AQ KAPACITETE KENI

      TIFOZA LESHI!!

      ASNJERI NUK KA PERGEZUAR FITIMTARIN ABSOLUT TE SFIDES!!!

      1. Bbb says:

        Te mungoka inteligjenca mesa duket. Une sjam tifoz me asnje ekip.

        1. XHIXHI says:

          BBB JE KOMPLET HAJVAN ME BRIRE,SA PER INTELIGJENCE NUK PRES VLERSIME NGA TY,

          1. Bbb says:

            Ypxhixhi. Mos kalo ne ofendime o fshatar i Duces

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje