Gjermania dhe Italia bëhen gati të luajnë një tjetër kapitull të përballjeve historike mes tyre por Xhixhi Bufon është i mendimit se gjermanët e luajnë këtë sfidë duke menduar si të hakmerren për disfatën në vitin 2006, në gjysmëfinalet e Botërorit.
Atëherë, Groso e Del Piero shuan ëndrrat e tifozerisë gjermane që po ëndërronte finalen në aktivitetin që Gjermania e organizonte vetë. “Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme të mundnim Gjermaninë në fushën e saj dhe të shkonim në Berlin e të merrnim Kupën e Botës”, ka kujtuar ai në një intervistë për “Bild”. “Por tani e dimë që duan të hakmerren dhe që janë tmerrësisht të fortë. Do të na nevojitet pak fat”.
Sipas tij, historia nuk do të thotë shumë dhe ideja e superioritetit “tradicional” italian rrezikon të shkërmoqet para goditjeve gjermane në portë.
“Ndeshja e sotme është një klasike mes dy skuadrave të mëdha. Por tradita dhe statistikat janë bërë pikërisht për t’u përmbysur. Kuptohet që personalisht shpresoj që gjërat të mbeten kështu siç janë e që të na ecë mbarë edhe këtë herë”.
“Pika të dobëta? Nuk kanë asnjë! Nëse do më duhej të zgjidhja dy kundërshtarët që vlerësoj më shumë, ata janë Gomez e Klose. Nojer? Nuk e di nëse mund të bëhet numri 1 në botë, por di që është shumë i fortë. Nuk është rastësi që është portieri titullar i Gjermanisë dhe Bajern Mynih”, përfundoi kapiteni i përfaqësueses italiane.
Gjynah qe ke ate mbiemer (Bufon) qe nuk te pershtatet fare, se je plot talent e me tru…
perderisa Bufon e pranon qeju duhet fat,pranon se jane me te dobet.Italia eshte me mire relativishtitalise se meparshme por jo gjermanit
veshtire te perballoje gjermanin.Vetem nj fat(jo i vogel)mund ta ndihmoje italine
bufon mbetet nje legjend ne fuboll ,,, me gjithe respektin qe kame per bufon besoje se sonte ska cti beje superfuqise gjermani
o more zhabar ka mejav bo bajat futbollin xhermania deuchland deutchland
Xh e madhe shtypit xh e vogel e shtypit. XHermania