Arritja e Ramos, nga “Marsi” në “Rrjetë”!

28 Qershor 2012, 12:19Sport TEMA

Sergio Ramos është lojtari që ka përparuar shumë këta muajt e fundit. Ramos u bë person tragjik kur muaj më parë goditi një penallti katastrofale në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve, që Reali e humbi ndaj Bayern Munchen. Penalltia e tij u ironizua shumë, pasi topi thuhet se ‘shkoi’ në planetin Mars.

Por, Ramos nuk kishte presion për atë dështim dhe në një gjysëmfinale tjetër të rëndësishme arriti që në stilin “Panenka” të godas penalltin më të bukur në ndeshje. Gjersa goditja e Pirlos ndaj Anglisë, përmendej shumë ditëve të fundit tani krahas saj do të përmendet edhe ajo e Ramos, e ngjashme me atë të Pirlos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje