Pirlo: Gjermania ka frikë nga ne. Tifozët: Andrea, mbyllja gojën Merkelit

26 Qershor 2012, 17:40Sport TEMA

Andrea Pirlo është njeriu i momentit jo vetëm për kombëtaren italiane, por i gjithë kompeticionit të Euro 2012, për paraqitjet e tij fantastike që ka bërë deri tani, por sidomos për penalltinë spektakolare ndaj Anglisë. Për këtë, të gjithë tashmë kanë folur për mundësine e fitimit të Topit të Artë nga juventini.

Por, Pirlo nuk krijon iluzione të kota, pasi sipas tij, “sa të jenë Mesi dhe Ronaldo, mendoj se është e vështirë që të përfundoj para tyre. Për mua të rëndësishme janë komplimentet e shumta nga kolegët, sepse luajnë futboll si unë dhe argëtohen”.

Nuk kishte si të mungonte mendimi i Pirlos për gjysëmfinalen ndaj Gjermanisë. Sipas tij, gjermanët kanë frikë nga italianët, pasi historia i tremb dhe ata nuk duan të gabojnë sërish, çka i bën që të kenë më shumë presion.

“Gjermania ka frikë nga ne, pasi duke parë precedentët e mëparshëm, ka frikë se mund të përsëritet ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Gjermania do të luajë me kujdes, pasi nuk do që të përsëritet ajo që ndodhi në 2006-n. Presioni është mbi ta”, ka thënë Pirlo.

Sipas tij, Italia duhet të luajë ndaj Gjermanisë në të njëjtën mënyrë si ndaj Anglisë, duke mbajtur zotërimin e topit. Ylli juventin është shprehur i sigurtë se Italia mund të arrijë finalen dhe të fitojë Europianin, pasi sipas tij, italianët hyjnë në fushë gjithmonë për të shkuar deri në fund.

Pas konferencës, Pirlo ka dhënë autografe të shumtë për tifozët italianë, të cilët kanë lëshuar edhe disa mesazhe. “Andrea mbyllja gojën Merkelit dhe dërgoje në shtëpi”, i tha një prej tifozëve italianë. Të shohim nëse italianët do t’ja qepin gojën edhe kësaj radhe Merkelit dhe Gjermanisë.

31 komente në “Pirlo: Gjermania ka frikë nga ne. Tifozët: Andrea, mbyllja gojën Merkelit”

  1. ermali says:

    O TemaA, pse i provokoni vazhdimisht tifozet gjermane me deklarata e te tille artikuj!??
    Eshte e turpshme menyra si fryhet Pirlo pensionisti, kur kane vetem nje fitore kunder skuadres me te dobet, Irlandes!
    Breshkaxhinjve dhe bastexhinjve italine, do u’a mbyllin mire gojen Ozil, Klode, Shoke, me 3-4 gola!!!!

    1. Ben Chicago says:

      o ermal shkruaj dhe ti per gjermenin

    2. henri says:

      ti gjermani me jep nder me jep emrin gjerman…O ermalo…po te na rrihnit ndonjehere ne jete, ndoshta do te kishte vend epiteti breshkaxhinj dhe ju ushtaret e Adolfit do kish njehere te vetme te drejte…Sa here i jeni lutur zotit te eleminohemi ne grup apo ne cerekfinale qe te mos perballeni…I trembur ishte edhe kapiteni Juaj Lahm…po ka te drejte ai, e ka studiuar tjetri historine jo si ty simply pasionant…

      1. Argita_B says:

        Ti Henri mos te duket vetja italian qe thua po te na rihnit!! Harroni se jeni te gjithe shqiptare e diskutoni per ekipet kombetare te dy vendeve te huaja!

        1. balzac says:

          Argites i pelqen te sulmohet…

      2. Χριστίνα says:

        Në ne Greqi e. njohim mire kompleksitetin dhe inferioritetin gjerman”””””””””””…Ndeshja iItali gjermani do jete në favor te Italis…..!!!!!!!”””””””
        http://media.zenfs.com/en/blogs/sptussowexperts/merkel.jpg

    3. Lothar Mathaeus (zgjodha kete emer se e njohin mire italjonet dhe kom fotografi me te ) says:

      Ha ha ha o Ermal! Po pse e vret mendjen o burre?!! Keshtu u fryne edhe “helenet” njyre kafe.
      Pirla (milanezet e kuptojne cfare do te thote), ka mundesi te tregoje veten se kush eshte!Keshtu me rradhe heronjte e tjere veterane: Bufon,Kasano, Di Natale, e kush po ua mban mend emrin se nuk lene gjurme.
      Vecoj De Rossin!
      Uroj qe te fryhen si greket dhe si tifozet italiane ketu tek TemA ?

    4. safiu says:

      pirlo eshte mesfushori me i mire ne bote e deklaruar nga specialistet e shumte, keshtu qe nuk eshte nje pensionist. ky lajm eshte marre nga sitet e ndryshme dhe nuk eshte bere per te ngacmuar tifozet gjerman pasi vetem me shqiperi ka tifoze gjerman, italian, brazilian etj, ne vendet e tjera i behet tifozllik komtares se tyre. e fundit nqs gjermanet do te arrinin te fitonin kjo do te vinte jo nga aftesite e tyre, por sepse italianet mund te kene akoma skorje te lodhjes se ndeshjes me angline. italianet moren fitore brenda ne gjermani ne statiumin ku gjermanet nuk kishin pesuar barazim jo me humbje, kjo djeg pak po s’ke ci ben. per italianet eshte njelloj kur fitojne me gjermanet sic eshte per ne kur mundim greket miku.

    5. Dean says:

      ermali?!,e ke shume gabim kur thua se Pirlo po fryhet.Ne fakt kjo eshte 1 lloje Lufte Psikologjike qe zhvillohet gjithmone para ndeshjeve te medha.Ket ”lufte” e filloj “Jogi”,Joachim Löw,kur deklaroj se ”Nuk kemi më komplekse nga Italia, këtë herë fitojmë ne”.Me kete levizje Jogi ka pas per qellim te Neutralizoj efektin negativ qe Italia ka shkaktuar historikisht ne psikozen e futbollisteve gjerman.Per mendimin tim,Jogi,ka bo gabim kur e ka leshuar kete deklarate publike,pasi kam ndjesine se thelle-thelle lojtaret gjerman jane akoma te stresuar dhe te Kompleksuar nga perballja me Italianet.Do ishte me rezultative sikur Löw t’a kish diskutuar vetem me ekipin 1 gje te tille,me qellim clirimin emocional te ekipit.Fakti qe e ka bere publike do te thote se ai ka pas kerkuar futjen ne ”loje” te Italianeve,te cilet nuk nguruan t’u pergjigjeshin me ane te Pirlos.
      Me pak fjale deklarata e Pirlos,me shume se mendjemadhesi,perkethehet keshtu:Te ”dashur” gjermane,thelle,thelle na keni frike dhe kete e dime mire si Ju ashtu edhe Ne.Pirlo,si 1 njeri inteligjent,ka bere shume mire qe i eshte pergjigjur ne kete menyre.Eshte thjesht lufte nervash te cilen une kam pershtypjen se e kane fitu Italianet,pasi per CUDI dhe Ironi Italianet jane i vetmi ekip qe nuk Kompleksohen nga te ”Medhenjte”.Ne fakt,Italianet,kane me shume komplekse nga ekipet e vogla(Kroaci,p.sh),por KURRE nga me te ”medhenjte”.
      Sido qe te jete puna,ne fushe gjerat zhvillohen krejt ndryshe dhe gjithmone shanset jane 50 me 50.
      Le te fitoje me i miri.

  2. albani says:

    Se kush do fitoj nje ndeshje eshte dhe shancet jane 50% me 50% , por do fitojne Gjermanet qe jane skuader e kompletuare apo Italjanet qe jane nje palaco skuader!

  3. madrid says:

    o ermal mos e vri mendjen per keta se dihet perfundimi,3-0 bile as korne s’kan per te mare.sa per gazeten TEMA dihet qe bene gjithnje opoziten dhe eshte ne anen e te dobtit dhe te mundurit,si pelqen meros pushteti dhe i forti,na lodhen me rusin,greqin,irlnden,ukrainen e di une gjith kooperativat e tani na nxoren italin…….

    1. daku says:

      ITALIA KOOPERATIVE???????,Vetem nje i lujte menc mund ta thote.I ka nja 4 kupa bote kjo kooperativa,or madrid,,,,te majte shneti,se truni te qeka parku,ke vorrezat e sharres

  4. Gio says:

    O Ermal, po cke mer plak, qe merzitesh,,,pi uthull po ste pelqeu,,, se ndoshta ta largon merzine,,,

  5. Koloneli says:

    Nuk ka frike Gjermania, por nuk ka besim nga ju ore peppino te poshter. Ti hash menderen Merkelit ore hermafrodit edhe frociat e tjere qe shkruajne kunder Gjermanise. Derra dembela.

    1. GREKU SYNETLI says:

      po cne italianet dembele more karoneli? Ata kane ndertu gjithe boten mer ,se jane njishat e ndertimit,dhe e kane rraf gjermanine sa here kan dash ne futboll.Jane edhe ne G 8 ,,,te dytet ne europe per prodhimtari,nga te gjitha fushat,kuptohet mbas gjermanise qe nuk mund te shahet,,,pra se kuptoj fjalen dembela,ose e ngatarro me grekerine,qe pi uzo dhe hane xaxiqi.Sa per futboll,mos fol se e dhjeve fare

      1. Koloneli says:

        “Kane” pra eshte fjala kyc kungull. Nuk di c’hyn Greket ne ket mes, pervec se jane dhe ata dembela, se edhe ata mbahen se “kane” ndertuar cdo gje e i kane dhene botes filozofi. Me keto gjera nuk ecet para. Dhe Italia prodhon ne veri jo ne jug. Sa me afer ti afrohesh Gjermanise aq me teper shtohet prodhimtaria, mbledhja e taksave, bizneset e ligjshme etj etj.
        Ik tani se te paska zene vapa sot.

        Per futboll flet historia, finalet qe ka arritur ai shtet i derrmuar deri para 20 vitesh, nen lidershipin e rrepte angloamerikan + francez qe e monitoron ore e minut.

    2. redalb77 says:

      hahahahahah hajde gallate hajde, po asnje nga ju mor te uruar s’eshte as gjermon as italjon, shikoni ndeshjen per qejf e mos e vrisni shume mendjen se s’fitoni ndonje gje!

  6. arian says:

    Në radhë të parë duhet të kuptoni se futbolli është një sport ku nuk fiton gjithnjë më i miri. Mjaft të kujtojmë Bayern-Manchester U.
    Gjithashtu është një sport ku gjejnë shumë vend edhe supersticiozitetet por mbi të gjitha statistikat dhe janë pikërisht këto të fundit që përbëjnë faktet e pamohueshme historike të cilat, përpara takimit në fjalë thonë se njolla më e errët në historinë e futbollit Gjerman është Italia. Kujtojmë;
    1970 – Meksikë, gjysëmfinalet e botërorit, Gjermani – Itali 3-4 ( me kohë shtesë )
    1982 – Spanjë, finalja e botërorit! Gjermani – -Itali 1-3
    1996 – Angli,ndeshjet në grup, Gjermani – Itali 0-0 ( Italia eliminohet sepse i duhej patjetër fitorja
    2006 – Dortmund, gjysëmfinalet e botërorit, Gjermani – Itali 0-2 ( me kohë shtesë ).
    Mbase nuk do të hyjnë në punë për ndeshjen e radhës por gjithësesi nuk mund ti anshkalosh qoftë edhe për arsyen e thjeshtë se…faktet janë kokëfort.
    Sidoqoftë uroj si tifozët gjermanë ashtu edhe ata italianë suksese dhe le të fitojë më i miri!

  7. thagma says:

    vej re qe jane shtu katunar e malok qe flasin per futbollin , pa e pase idene e historise se futbollit. I ka thos Sala qe skuadra e merkelit do fitoj dhe ooooooo burra me Gjermonet. Por historia flet vete ne 110 vjet futboll Gjermania i ka honger mutin Italise dhe kta kafshet duhet te ulin bythen e te rrine urte . Te pakten te vleresojne ngjyren e fanelles qe e kane si partia e tyne e leshit si dhe skuadra e tyne e leshit.

    1. Koloneli says:

      O thagma kush eshte kafshe ore debil ? C’pune ka Merkeli ne nje ndeshje futbolli ore njerez te hutuar. Pirlo te gjuj topin e mos na caj shume drrasat me politiken. Plehra.

      1. thagma says:

        Kolonelo pse te dogji ty . Apo e njofte veten ke kategoria katunarve??

      2. Gjenerali says:

        Kolonel pranoje, penalltia (e Pirlos) ishte kryeveper ?

  8. akil says:

    O njerez kjo ndeshje eshte historia e futbollit shto dhe brazil e argjentine jane ajka, si do qe te perfundoj ndeshja ky eshte kulmi futbollit.

  9. A..GJ..NEW YORK says:

    historia ngelet histori edhe ndryshon cdo dite ,,, spaanja nuk kishte fituar asnjeher me francen por fitoje kesaje heret ,, , futbolli fitohet me futbollista edhe sa u perket futbollistave sot gjermania ka me te mire rezervat se formacionin italia

  10. TOTILA says:

    NDESHJA I DUHET LENE FUSHES DHE JO NERVAVE DHE LUFTES PSIKOLLOGJIKE . NE SE I LIHET FUSHES ITALIA HYN DHE DEL E FITUAR. POR NE SE E KANE VENDOSUR PARAPRAKISHT PLATINIA ,BLATTER DHE ARBITRAT MANEKIN ,DOEMOS QE GJERMANIA E KALON PENGESEN . PLATINIA ,ME HAPUR SE KAQ S’KA C’THOTE ME KUR KA VENDOSUR NE FINALE GJERMANI -SPANJE ,DHE A E DINI PSE ? .SEPSE 2 HERET E FUNDIT SI NE 2008 NE EUROPIAN DHE NE 2010 NE BOTEROR SPANJA GJERMANISE PERVEC SE E RRAHU POR I FSHEHU DHE TOPIN . SA PER PIRLON ,AI ESHTE I QETE I PADUKSHEM ,I THJESHTE DHE DECIZIV NE KOMBETAREN E AZURREVE SIC JANE PO AHTU XAVI HERNANDEZ DHE INIESTA PER SPANJEN . ASNJE NDJENJE MENDJE MADHESIE NUK SHIKOJ TEK KETA LOJTARE ,ASNJE INTERVISTE CAPACULESH DHE GRINDAVECERISH JAPIN KETA LOJTARE . PER ATE SE KUSH ESHTE ME I MIRI DHE KUSH E MERITON TOPIN E ARTE NUK JEMI NE QE VENDOSIM ,POR SPECIALISTAT ,DHE KAM MENDIMIN QE NE KETE VLERESIM SUBJEKTIVIZMI ESHTE NE PIKEN E TIJ ME TE ULET.

  11. gaitano says:

    qe gjermania dhe ne sport eshte autoritare dhe qe ti mundesh duhet ti perballesh fort dhe me shpirt.por,e nisi ermal alidemsi dhe. … Mire e thote njoni ketu, te fitoje me i miri,ne thjesht te kenaqemi me futboll te bukur,se jena kthyer si nje shoqeri eksremiste me penallti ne tru,na o njit politika sa ne ne futboll duket sikur shofim, pd-ps, sa dhe ilaci qe zbuloj pirlo sna zbuti.. Fitofte me i miri,po sec sikur duket,se ferrarit sdo i fiket motori drejt finales.

  12. po u bete burra e se keni pare 1 here Gjermanine te fitoj ndaj ITALISE

  13. shpatar says:

    Doni ju qe jeni lodhur me komente te fitoni para ! Vini bsat Itali-Gjermani
    1-3. Po te jeni te sinqerte me postoni dhe mua ndonje kacidhe.

  14. Latif Dreqi says:

    Eshte e vertete qe Italia eshte ‘mace e zeze’ per Gjermanine, sa i perket futbollit, ne shume raste e ka treguar kete. Por jo vetem ndaj Gjermanise. Megjithate ne kete moment, askush s’mund te thote qe Italia ka nje ekip me te mire se Gjermania, e cila ka bere nje hap te madh duke ndryshuar krejt menyren e lojes..futbolli i saj eshte nder me terheqsit aktualisht.Nuk eshte me ajo Gjermani e ngadalte, pragmatike, e ftohte. Sa per Italine, me duket qe ka shume force fizike ne mesfushe..mbrojtjen e ka te njejte, te forte, ka nje Pirlo magjistar, dhe nje sulm medioker per mendimin tim.Fitoi me Angline e cila luajti shume dobet, pa nerv, me trajner te vaket. Italia ka nerv, por Gjermania me duket se ka dicka me shume, eshte me spektakolare, me argetuese.

  15. jurgeni says:

    per mua fitorja e europianit eshte fitorja kunder axurreve , por megjithate tja leme fushes ta tregoje se kush eshte me i forti edhe pse faktet dhe historia eshte shume kokforte

  16. TOTILA says:

    PO DHE UNE JAM DAKORD ME JU .TE FITOJE ME I MIRI DHE TE KETE LOJE TE NDERESHME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje