Nëse Italia fiton Euro 2012, Çezare Prandeli do të ketë vizituar në këmbë të gjithë manastiret në krahinat rreth e rrotull Krakovës. Trajneri italian vazhdon traditën e tij dhe pas udhëtimit të mesnatës pas kalimit të fazës në grupe, ai ka përsëritur pelegrinazhin drejt një manastirit tjetër në orët e para të mëngjesit.
Nëse pas ndeshjes me Irlandën, delegacioni italian bëri 21 kilometra në këmbë, këtë radhë distanca ka qenë më e shkurtër, pasi është vizituar një manastir tjetër. Për më tepër, udhëtimi ka filluar në orën 4 të mëngjesit dhe për rreth dy orë janë përshkuar 11 kilometra, nën shiun që vazhdonte të binte pa pushim.
Pavarësisht lodhjes së natës, trajneri italian është shfaqur në formë gjatë konferencës për shtyp, ku duket se pelegrinazhi i ka freskuar më shumë idetë, ky kryesorja është ajo që Italia do të vazhdojë të luajë futboll dhe të mos i kthehet traditës së mbrojtjes të së kaluarës.
“Ne mund të bëjmë më shumë se kaq, mund të luajmë edhe më mirë. Kemi të gjithë përgjegjësinë që ta provojmë një gjë të tillë. Gjenerata e re dëshiron të shohë këtë lloj futbolli, ndaj ne kemi për detyrë të hedhim më shumë ide në fushën e lojës”, ishin fjalët e trajnerit që ka fituar plotësisht edhe besimin e mediave italiane, pasi gazetarët e pritën me duartrokitje në sallën konferencave për shtyp.
Nuk po komentoj për zgjedhjen e tij për vizit manastiresh, por për mënyrën e lojës që po zhvillon Italia..Gati të gjithë analistët dhe ish emra të mëdhenjë të kombëtares italiane ishtë të çuditur me këtë Itali..Nuk e prisnim këtë lojë, mendonim se do bëhej loja e zakonshme ku Anglia është treguar gjithmon agresive dhe Italia që mbrohet, por ndodhi krejtësishtë e kundërta..Forzza Italia je kampion ?
forca vazhdoni me breke neper kembe