“Dridhu Gjermani, po vjen Italia”

25 Qershor 2012, 12:29Sport TEMA

Gjermania mund të jetë ekipi më i fortë dhe më i bukur, por tani dridhet. Dridhet sepse përballë do të ketë Italinë, që për Gjermaninë është “macja e zezë”.

Gjermanët mund të bëjnë të dridhen ekonomitë e Europës, madje dhe të Italisë, por jo futbollin e kësaj të fundit.

Sepse, në futboll fiton gjithmonë Italia. Sepse kur përballë janë gjermanët, buzëqesh gjithmonë Italia. Sepse nuk humbet asnjëherë me Gjermaninë(humbja e fundit daton në një miqësore 2-0 në 1995). Nga Riviera, tek Paolo Rosi, Nga Roberto Mançini e deri tek Aleks Del Piero- janë emrat që kanë bërë të zhgënjehet një Gjermani e tërë.

Kur gjermanët shohin fanellën axurre, këmbët që dridhen janë të tyre, jo të italianëve.

Historia mes këtyre kombeve të mëdha nisi në Kili më 1962, ndeshje që përfundon 0-0. Por, në 1972 do të shënohet një nga ndeshjet më të mëdha të shekulli, kur pavarësisht se në anën e gjermanëve ishin kolosët Gerd Myler e Bekenbauer, ndeshja përfundon 4-3 për italianët.

Në 1982 vjen fitorja e radhës e Italisë ndaj gjermanëve dhe këtë radhë në finalen e Botërorit. Një ndeshje e dominuar dhe e fituar me rezultatin 3-1.

Më 1988 dhe më 1996, Gjermania duhet të kënaqet vetëm me dy barazime në Europian ndaj Italisë. Të paktën janë rezultatet e tyre më pozitive.

Dhe, në fund vijmë në 2006, kur nga një “mace e zezë”, Italia kthehet në një makth për Gjermaninë, duke prishur ëndrrën e një kombi të tërë. Italianët fitojnë pikërisht në shtëpinë e gjermanëve me dy super gola të Grosos dhe Del Pieros dhe në fund ngrejnë në qiellin gjerman Kupën e Botës.

Pothuajse gjithmonë Gjermania ka qenë favorite para takimit, por në fund kanë triumfuar italianët. Dhe atëherë nuk mbetet gjë tjetër për t’u thënë veçse, “dridhu Gjermani, po vjen Italia”.

 

32 komente në ““Dridhu Gjermani, po vjen Italia””

  1. hajriu says:

    Me tere ment qe Italia eshte “macja e zeze” per Gjermanet , por kete radhe Italianet nuk kane ate force qe te besosh se mund te bejne Gjermanine qe te “dridhet”. Mendoj se Gjermania kualifikohet ,megjithate Italia ngelet po Itali dhe jane gjithmone te frikshem.

  2. Tani says:

    Ja po dridhen se erdhen kta pederastat e italise me i rraf

  3. madrid says:

    kur te fitoj edi ndaj saliut atehere do fitoj dhe gjermania ndaj italis.historia eshte e njejte ne ndeshjet zyrtare.itali-gjermani 5-0.edi rama-sali berisha 0-5.

    1. +10 says:

      madrid.Ti qeke trap fare, te duket Pirlo si Sala…por, mos e ngaterro kekun me byrekun se do zhgenjehesh.

  4. doni says:

    HAHAHAHAHAHA!
    JA PSE FITON GJERMANIA:
    1. Ka bere 4 fitore, Italia VETEM 1;
    2. Ka shenuar 9 gola, Italia VETEM 4;
    3. Ka 15 fitore rradhazi dhe eshte e papermbajtshme;
    4. Do beje 2 dite pushim me shume dhe nuk luajti 120 min, si Italia;
    5. Ka lojtare me te mire (sidomos ne sulm) se Italia dhe uri me te madhe.

  5. Bardhyli says:

    PER CFARE STATISTIKA HISTORIKE FLASIN, KUR:
    GJERMANIA 6 here finaliste e Europianit, Italia 2
    GJERMANIA 3 here fituese e Europianit, Italia 1
    Italia nuk ka asnje fitore me GJERMANINE neper Europiane (kujtojne vetem ndeshjet e Boteroreve, qe kete here s’kane aspak lidhje).

    1. Shen Kozmai says:

      Gjermania as e sotmja as ajo federale nuk e kane mundur asnjehere Italine ne ndeshje zyrtare,as evropiane as boterore.
      Kjo eshte statistika dhe kjo eshte historia,te tjerat jane bla bla bla.

      Gjermania ka qene eshte e do te jete skuader e madhe,por me Italine ska fituar asnjehere dhe veshtire te ndodhe dhe kesaj rradhe.

      1. Χριστίνα says:

        Ndeshja gjermani itali do jete në favor te italis!!!
        http://media.zenfs.com/en/blogs/sptussowexperts/merkel.jpg

        1. elinofagos says:

          O Kristina ! Mjaft moj e shkrete, sepse mbete duke pritur te shohesh se si do te munden gjermanet. Para ndeshjes me greket na fole per Zeusin, po tani ke do te therrasesh ne ndihme? Nese nuk e di, po ta kujtojse romaket, kur latinizuan emrat e perendive greke, Zeusin e quajten Jupiter (Jovi ne latinisht). Veçse ke nje te keqe moj e shkrete, sa here qe kerkon ndihme, u ben thirrje perendive te vdekura.
          Eh greket e gjore, mire qe iken vete, por moren me vete edhe ata pak miq qe u kane mbetur ne europe, si Anglia dhe Franca. Ha-ha-haaaaaaaaaaa…

  6. saliheqenefi says:

    o madridi, i bone italianet maloke ,ata jane qyteterimi i europes, saliu yt eshte safi malcorhane,edhe gjermanet gjithashtu mos i ngatero me shpellarin salih qenefin

    1. madrid says:

      une si bera italianet si malok,por saliun si italian,ishte vetem krasim per sportin,per hir te se vertetes saliu eshte shum her me i mire se sa italianet.

      1. saliheqenefi says:

        o madridi meqe saliha eshte me i mire se italianet ti i bie te jesh bashkefshatar i shpellarit ku edhe dhia s’ngjitet dot

    2. elinofagos says:

      Italianet ishin dikur qyteterimi i Europes, por sot kohet kane ndryshuar dhe ata jane me te vertete katundaret e Europes. Per italianet ka vlere shprehja qe themi ne shqiptaret per leberit: “Trimat u vrane ne Lufte, te mençurit iken ne Amerike, budallenjte mbeten ne Itali”.

  7. ermali says:

    TemA, qe te tregoheni te balancuar, botojeni Ju si artikull po mundet:

    “Gjermania e Lëvit, “fabrikë” rekordesh”

    Gjermania ka realizuar katër ndeshje, katër fitore. Edhe kampionët e 1980 dhe 1996 nuk kanë pasur këto parametra. Për sa i përket ecurisë, “pancerat” kanë arritur rekorde si kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë në rrugën e duhur për të qenë të parët në çdo rezultat evropian dhe botëror:

    Rekord në “Euro”: Gjermania nuk ka fituar asnjëherë katër fitore radhazi në finalet e një Evropiani. Nëse do të jenë pjesë e finales, ata barazojnë Francën e 1984-ës, kur realizuan 5 suksese radhazi. Edhe Spanja korri 6 suksese në 2008-ën, por staticienët nuk llogarisin fitoren me penallti ndaj Italisë, kur koha e rregullt përfundoi 0-0. Nëse Gjermania fiton edhe finalen, do të jetë e vetmja me 6 fitore radhazi. Ndërsa, për sa u përket golave, Gjermanisë i duhet edhe një gol për t’i barazuar kampionët e 1996-ës, por për të blinduar rekordin e trofeve i duhen më shumë se dy gola për të fituar kupën e katërt.

    7 herë në gjysmëfinale – Pas fitores 4-2 ndaj Greqisë, Gjermania qëndron për të 7 herë në gjysmëfinale të një Evropiani. Në vitet 1972, 1976, 1988, 1992, 1996, 2008 dhe 2012, ndërsa në vitin 1980 kur Gjermania u shpall kampione e Evropës për të dytën herë nuk u zhvilluan gjysmëfinale. Pas fazës në grupe, dy skuadrat e renditura të parat kalonin në finale (Gjermani- Belgjikë 2-1), ndërsa vendet e dyta luanin për vendin e tretë (Itali-Çekosllovaki 1-1 (8-9 p.). Për të 20-ën herë në 28 kampionate (Botëror, Evropian), Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale.

    Rekord botëror – Të realizosh një rekord botëror gjatë një Evropiani, këtë e bën vetëm Gjermania. Sipas statistikave të nxjerra nga “Kicker”, “pancerat” me 15 fitore zyrtare radhazi (nga Botërori 2010, 3-2 ndaj Uruguait) kanë arritur rekord, duke lënë pas Spanjën (2010- 2011), Holandën (2008-2010) dhe Francën (2000-2004), të cilat kanë 14 fitore.

    Lojtarë rekord – Gjermania është skuadra më e re në këtë Evropian, me një moshë mesatare 25 vjeç. Podolski është lojtari më i ri në Evropian që në moshën 27-vjeçare ka zhvilluar 100 ndeshje. Ndërsa portieri Nojer ka dalë fitues në 14 ndeshjet e fundit nga 26 marsi i 2011- ës, kurse së fundmi e kishte Bernd Shuster me 13 fitore (1979-1981).

    Lahm – Kapiteni Lahm në Evropianin e tij të tretë pjesëmarrës ka zhvilluar 14 ndeshje, duke kaluar si Klinsmanin dhe Heslerin.

    STATISTIKA PIKANTE
    • Gjermania ka marrë pjesë 20 herë në gjysmëfinale në 28 evenimente ndërkombëtare (Botëror, Evropian)
    • 4 herë radhazi në gjysmëfinale • 4 fitore radhazi deri në çerekfinale. Një fitore larg Francës dhe Spanjës.
    • 15 fitore zyrtare radhazi nga suksesi ndaj Uruguait deri në çerekfinale ndaj Greqisë.
    • 7 herë në gjysmëfinale të Evropianit dhe tri kupa të fituara.
    • Podolski, lojtari më i ri që zhvillon 100 pjesëmarrje, Filip Lahm, rekordmeni gjerman i Evropianit me 14 ndeshje.

  8. askushi says:

    Statistikat e ndeshjeve ju duhen vetem historianve.
    Percaktuese per takimin do jene:
    Gjendja aktuale e lojtarve
    Taktikat qe do perdorin trajneret per aritjen e fitores
    Gjykimi korekt i takimit.
    Gjendja aktuale lojtarve italian eshte me e mira nder vite.
    Loja italiane ne planin taktik eshte futboll “Barcelone”.Italia eshte me ofer se çdo ekip ne lojen e Barcelones.
    Besoj se takimi do gjykohet nga nje treshe serioze.
    Perfundimisht,Italia eshte shume ofer fitores

  9. TOTILA says:

    KUSH GJERMANIA ? ITALISE JA KA NGRENE PO JA HA DHE DO T’JA HAJE GJITHMONE M……N. GJERMANET E NJOHIN ITALINE E CILA GJITHMONE I KA DEGJENERUAR ATA PANCERAT ,EDHE KUR ITALIA KA QENE NE DITET E SAJ ME TE KEQIA . STATISTIKAT E TANISHME TE GJERMANISE ? MERRNI DHE ME TO FSHINI BY….N.

    1. elinofagos says:

      Interesant, se ke zgjedhur dhe emrin Totila. Besoj se duhet ta dish se eshte ai qe i beri romaket, ne kulmin e forces se tyre, qe t’i hanin m…

  10. soni says:

    o ju tifozet e italise qe nuk dini se ku luhet futbolli si luhet jo me hile po me shpit si gjermania shifeni pak mbrojtjen e italise nuk eshte me ajo e pa mposhtura ……………..ok 2 me 0 per gjermanet mbarone………..

  11. Osman Qystri says:

    Ej tifoze Italiane, jini pak me te qete, qendroni me kembe ne toke dhe mos thoni gjera te pabesueshme. Italia eshte macja e zeze e Gjermanise sa cishte Franca macja e zeze per Spanjen, por besoj e dini sa gola hengri dhe ku eshte sot Franca. Asnje fakt, asnje shifer, asnje rrethane nuk te bind qe te mendosh se Gjermania do te mundet nga Italia, e cila mezi te shenon nje gol ne me shume se 20 raste. Kur nuk rreh dot Krocine si mund te mundesh Gjermanine e frikshme e cila vjen me rrezultatet me te mira te historise se saj. Gjithsesi enderroni deri te Enjten.

  12. bwin,com says:

    ju italionet e bathores dhe shishtavecit,apo di une nga jeni,lerin shkrimet ketu dhe me qense e besoni vertet qe do fitoni me tanket o spageti bolonez vini lek per ekipin tuaj se tani eshte rasti te beheni me lek.vini nje lop dhe merni tre dhe nje vic.koficentet jan ne favor te gjermanis .lerini denglat dhe pordhet me statistika po hidhuni dhe mbroheni me lek iden tuaj per spagetin.

  13. wert says:

    Fitorja e djeshme e Italise ndaj Anglise ishte nje fitore e dyfishte, edhe mbi tifozet raciste te Gjermanise qe ne Shqiperi cuditerisht jane shtuar ca.

    Dje tifozet gjermani josportive, shfrynin, ishin terbuar.

    Forza Italia, na e shporrni Gjermanine

    1. elinofagos says:

      Mjaft se jeni bere te neveritshem, me te gjithe ata te tjeret qe shfryjne si idiote, politikisht, pa pasur asnje lidhje me futbollin. Si guxon te flasesh per racizem mor trap, duke krahasuar Gjermanine dhe Italine?! Ate Itali te ndyren qe bashke me greket (admirues i te cileve je shfaqur vazhdimisht ne kete forum) nuk kane lene gje te poshter pa bere per shqiptaret? Si guxon te krahasosh shpirtin e hapur te gjermaneve, qe kane integruar ne perfaqesuesen e tyre gjithe ata lojtare me origjine te huaj, nderkohe qe ata plehrat e Italise fyejne Balotelin, vetem sepse eshte zezak. Keshtu eshte kur liria e te shprehurit u jepet edhe injoranteve filogreke, qe kujtojne se bota fillon ne sheshin Omonoia dhe mbaron ne Syntagma.

  14. askushi says:

    Italia ka dhene dy prova mjafte te rendesishme:
    Spanja me lojtaret e Barcelones + Realit nuk e mundi
    Anglia e pate si i ngarkoi valixhet.
    Nuk ka mundur grekun e falimetuarrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr!!!

    1. elinofagos says:

      Po Italia nuk i mundi, as Spanjen, as Angline, kurse Gjermania mundi Portugaline, nenkampionet e botes, Holanden, mundi edhe Daznimarken qe eshte ekip shume me i mire se sa i munduri i vetem i Italise deri tani, Irlanda.

  15. altin78 says:

    e vertet qe gjermania nuk e ka fituar italine , por kjo gjermani ma mbush mendjen se do ta shkaterroje italine .. me pelqen ne te gjitha repartet dhe shpirtin luftarak qe kane ne fushe . nje gjermani qe luan nje futboll te shpejte per 90 minuta , kjo skuader qe ka trani eshte nje skuader qe luan nje futboll te hapur ,,, kurse per italianet ata qe tani kan filluar planet per mbrojtjen dhe per te prishur lojen .. qe kur filluan tranjeret italian me formulat e tyre futbolli mori fund

  16. Toni.I. says:

    Si sport dashès Futbolli ka pasur dhe ka tè papritura analiza qè
    mund tè bohet pèr ndeshjet e zhvillume nzjerrin si favorit GJèRMONT
    pasi 4-4 fitore dhe futboll tè bukur ,ITALIA 4-1 fitore +1 penallti
    por futbolli i BLUVE èshtè nè rritje duke parè ndeshjen e fundit
    me ANGLEZèT megjithatè uroj tè shikojmè Futboll tè bukur .

  17. Goni says:

    Ne futboll asnjere nuk shkohet pas statistikave, sepse statistikat jane thjkesht statistika dhe te respektueshme madje por kurre nuk te thone se kush do fitoje ne ndeshjen e fundit.

  18. juventini says:

    o cajtunget e shkretemos shikoni endra me sy hapur,por italianeve t,ju lidhesh syte e ti vesh te lozin me cajtungetprape i mundin apo e haruat 2006

  19. denand says:

    Forza Italia gjermania baj gati valixhet se historia eshte e frikshme sot jemi ne vitin 2006 dhe jo ne 2012 hahaha fuck off germany Viva Italia

  20. A..GJ..NEW YORK says:

    te gjitha fjalet jane te teperta,,, per bla bla bla breshkaxhite jane te paret ,,,, sa i perket historise edhe statistikave po ju them vetem disa ,,, 3 kupa bote edhe 3 kupa europe bejen 6 …. ne europe ska asnje skuader si gjermanine italia renditet me greket vetem nje her i ka ngel nje kup ne dore,,, loja fitohet me futbollista jo me histori ,,, sikur italia te luaje me 23 lojtare kunder 11 te gjermanise perseri do i shpartallojme ,,, ju lutem mos hani m,,,, shume deri te ejnten … pas perfundimit te ndeshjesh do flasim ndryshe

  21. luani says:

    une jam sport dashes por te flas per vlerat e skuaderave te medha nuk di mua me pelqen gjermania se ka lojtare te rinje dhe ka histori te mire futbolli edhe italia mire ashte por jo si futbolli i viteve te kaluara . ata tifoze nuk bejne mire te fyejne as kend po le kure e lidhin me emra politikanesh e lloj lloj ofendimesh . sporti eshte argetim neve kenaqemi kure shikojm futoll te avancuar gezohemi kure fitojne skuaderat e zemres dhe ketu mbaron hostoria . gjermania mendoj se fiton

  22. rrustem says:

    gazetar idiot nuk din satistikat e ja fut kot………dridhet gjermania etj………kaq !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje