Portugezët, zënkë në stërvitje

24 Qershor 2012, 14:23Sport TEMA

Acarohet situata në kampin portugez, pas një zënke që ka shpërthyer në stërvitjen e djeshme mes Miguel Lopez dhe Rikardo Kuarezma.

Gjatë ndeshjes brenda grupit, mbrojtësi i Sporting Lisbonës ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj mesfushorit, i cili nuk ka ngurruar të reagojë ashpër duke e sharë atë shumë rëndë e më pas të dy kanë filluar edhe të shtyjnë njëri-tjetrin.

Mbrojtësi Rikardo Kosta ishte ai që arriti të largonte Kuarezman para se ky i fundit të gjuante shokun e skuadrës, ndërsa u desh ndërhyrja e trajnerit Paulo Bento që situata të qetësohej plotësisht.

Pak më vonë ishte pikërisht mbrojtësi Rikardo Kosta që foli në konferencën për shtyp rreth kësaj ngjarje.

“Këto janë gjëra që ndodhin zakonisht në stërvitje. Gjakrat u nxehën pak mes dy lojtarëve. Ne jemi të ngarkuar emocionalisht, duam gjithmonë të fitojmë dhe ka raste kur gjëra të tilla ndodhin”, tha ai.

2 komente në “Portugezët, zënkë në stërvitje”

  1. Argita_B says:

    Zenke ne nje ndeshje futbolli !!! Po ne çdo ndeshje ka nga nje zenke, eshte humane kur ka nje nderhyrje te rende qe te reagohet, gjakrat ndizen, e ne fund te ndeshjes jipet dora..kjo egziston qe kur eshte shpikur futbolli!
    Problemi eshte se mediat sot shkruajne dhe per ngjyren e çarapeve, pasi duhen mbushur faqet e gazetave.

    1. shqiptari says:

      Na merzite me keto komente pa pike kuptimi. Me mire hesht, pasi heshtja, ne rastin tend, eshte flori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje