Lionel Mesi vazhdon të tregojë se është një futbollist jashtë tiparit të zakonshëm dhe se eviton në çdo mënyrë polemikat. Pak ditë pasi ai u thumbua nga Kristiano Ronaldo, argjentinasi ka preferuar të mos komentojë asgjë, si për të treguar se nuk e shqetëson rivaliteti me portugezin.
“Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me komentet e Kristiano Ronaldos. Jemi këtu për argëtim”, ishin fjalët e argjentinasit që ka organizuar një ndeshje bamirësie në Bogota të Kolumbisë me shumë prej yjeve të futbollit botëror si Godin, Lugano, Maskerano, Diego, Dani Alvesh, Laveci, Robinjo Kanavaro, Hamshik, Radamel Falkao apo Forlan.Në ndeshjen “Miqtë e Mesit” kundër “Botës”, dy trajnerët e kombëtareve kanë qenë braziliani Dunga dhe italiani Kapelo, ndërsa spektakli është mbyllur në barazim 6-6.
Ejjj. por edhe kur injoron perben lajm ky mesi?!!!!
Po u thefte ne mes se kemi hallet tona!!!
Problemi nuk eshte Messi apo Ronaldo, po jane mediat qe me çdo kusht duan te shkruajne per ta dhe shpifin histori, fraza te cilat i shesin si intervista dhe mbushin tregun me to.
O Shaniko nqs.ke halle kujdesu per to, e mos na shkruaj traplliqe ketu….kokrra debilt….per aq kohe sa MESSI do luaj fotboll ronaldo pederasti nuk do shoh dite te bardha,doni apo nuk doni ju tifozet e realit dhe te kancerozit murinjo…..MESSIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII……..