Iniesta: Franca luan si Barça ime

22 Qershor 2012, 13:36Sport TEMA

Andres Iniesta ka bërë të qartë se as nuk i shkon ndërmend të nënvlerësojë kundërshtarët e radhës të Spanjës, francezët. Ndonëse spanjollët nuk janë shfaqur në maksimumin e tyre në këtë turne, ata vazhdojnë të jenë favoritë për të kaluar ekipin francez dhe për të shkuar në finalen e turneut.

Nga ana tjetër, edhe francezët janë kritikuar ashpër, sidomos pas humbjes 2-0 përballë Suedisë që i hoqi vendin e parë në grup. Por Inesta nuk e mendon në të njëjtën mënyrë dhe nuk sheh shenja krize mes kundërshtarëve.

“Franca ka një skuadër shumë të fortë. Nën drejtimin e Blank ata mundohen të luajnë si Spanja. Në disa faza të lojës, më kujtojnë edhe Barcelonën, me mënyrën se si kërkojnë t’i imponojnë lojën kundërshtarëve. Është e qartë që ata do të luftojnë për të kontrolluar topin pasi kanë lojtarë të fortë dhe teknikë. Do të duhet Spanja më e fortë për të triumfuar ndaj tyre”, tha mesfushori që shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit 2010.

Sipas Iniestas, në radhët e francezëve është një prej mesfushorëve që ka shkëlqyer më shumë gjatë këtij Evropiani, Johan Kabaje.

“Nëse më duhet të përmend disa mesfushorë që më kanë bërë përshtypje, do të flisja për Luka Modriç, që bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër nesh me Kroacinë dhe është fenomenal. Por gjithashtu më ka rënë në sy Johan Kabaje i Francës. Ai ka patur një sezon të shkëlqyer me Njukasëllin dhe tani Blank i ka dhënë një rol kyç në skuadër. Emri tjetër është padyshim Andrea Pirlo, i cili nuk ka nevojë për prezantim. Ka shumë futbollistë të tjerë që duhen përmendur, pasi dihet që Kampionati Evropian ka një nivel shumë të lartë”, tha mesfushori i Spanjës. /lajmeshqip

2 komente në “Iniesta: Franca luan si Barça ime”

  1. Runi says:

    Po pra,ajo Barça jote do e kishte degjeneru Suedine… Franca qe ti thu lu si Barça ime e hongri vertikalisht nga Ibra Jevgu.

  2. ylli says:

    spanja i ka te gjitha aftesit per te fiuar euro 2012, pasi ka mbrojtjen e realit dhe mesfushen e barces dhe sulmusin e celsit te cilet jane kampion ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje