Këshilltari italian, racizëm ndaj Balotelit. E shfaq si një punëtor emigrant

21 Qershor 2012, 13:10Sport TEMA
Këshilltari italian, racizëm ndaj Balotelit. E shfaq si një

Mario Baloteli duket se nuk pëlqehet jo vetëm jashtë Italisë, por edhe nga vetë italianët. Kështu, një këshilltar rajonal italian ka postuar një foto të Mario Balotelit, duke punuar në një fushë si emigrant dhe duke mbajtur veshur bluzën e kombëtares.

Paolo Ciani, 51 vjeç, anëtar i  partisë së djathtë E ardhjma dhe Liria, është personi që ka postuar këtë foto raciste, duke qenë se mesazhi i saj është që njerëzit me ngjyrë e kanë vendin në fusha, duke punuar. Sidomos njerëz si Baloteli, që nuk janë italianë, por kanë emigruar në Itali.

Baloteli është vënë në shënjestrën e thirrjeve raciste në Euro 2012, ndërsa para fillimit të kampionatit, ai tha se nëse i ndodhte kjo gjë, do të rrithe dikë.

 

7 komente në “Këshilltari italian, racizëm ndaj Balotelit. E shfaq si një punëtor emigrant”

  1. arjan says:

    problemi eshte se italianet si popull -sfigato- kane si valvola shkarkimi problematikat e emigracionit, kjo ndodh perdite.
    ne te kaluaren futbollistit Tare i therrisnin ne korr SKAFISTI, nje shqiptar e cuan ne koma sepse kishte restorant ne venezia, tjetrin e rrahen per vdekje ne Bergamo se kishte makine te re,,,pra italianet jane provinciale dhe po te kene nevoje behen lepires b.

    kultura separatiste ekziston midis veriut dhe jugut, midis nje krahine dhe tjetre,,kjo eshte thjesht produkt i nje vendi qe ka superuar edhe fazen e dekadences dhe eshte ne nje plogeshti malinje,,pra italianet ne marredhenie me te huajt jane totalisht agresiv dhe per mendiomin tim eshte populli me agresiv dhe me hipokrizi boniste te vazhdueshme,,kjo ne nivel europian.

    italianet te dashur lexues per te dhene shqiptareve shtepite me qera i kane marre shpirtin, perfitime te pafundme mbi hallin e njerezve,,kane per zot vetem parate.

    para nje viti dogjen nje vend me nomad,,kjo sepse nje vajze e perkedhelur kishte denuncuar se e violentuan nomadet por ishte e sajuar,,por vilazhin e djegur e lane ashtu dhe plot mllef e urrejtje.

    ironia tinzare e italise po vjen en fundin e vet, populli furbo mesdhetar eshte ne fillimet e fundit te ekonomise.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      provinial italianet !!! italia eshte djepi i qyteterimit. Kush na qenkerkan keta, qe kembepalaret i presin ne sallone ! Eshte i veshtire realiteti. Pothuajse cdokush qe eshte larguar nga mizerja dhe ka arritur 1 status e ka paguar kete me kosto te lart, dekada te tera te mundimshme.

      1. genti says:

        Italia eshte hajdute dhe kopjuese e qyteterimeve.Sa per djep;ngadal-djepi i qyteterimeve eshte andej nga eshte ai ‘balotel ziu’.

        1. eleYΘeriskepsi says:

          Sa qesharak mund te behet dikush!!!!
          Italia eshte kopjiuese e qyteterimeve !!!!!?????
          Sa idotizma do degjoj dikush nga ju!!!!?

    2. armand says:

      Ke sjelle shembuj se ç’na kane bere italianet.Do ishe me i besueshem po te na sillje edhe disa raste se si kane vepruar shqipot ndaj italianeve.
      Nuk jemi aq te pafajshem,kemi edhe ne mekatet tona.S’po kerkoj te justifikoj veprimet raciste ndaj nesh por thjesht te jemi me realist kur shkruajme dhe sjellim fakte.

    3. Aleksander says:

      Eshte sa e thjeshte po aq e gabuar kur pergjithesohen gjerat.Kemi kaq vite ne Itali,eshte vendi ku na eshte ofruar mikpritja dhe mireqenia kur Shqiperia jone nuk kishte mundesi te na i ofronte per shkaqe qe i dijme.Nuk diskutohet qe dikush ka eksperienca te mira e dikush tjeter me pak,por italianet jane nje popull mikprites pa diskutim,dhe nuk mund ti pergjithesojme sepse na dilka nje karagjoz politikan e bekerka iks xhest,apo pse tifozet ne stadium i therrisnin Tares skafist.Provo ta pyesesh Iglin se ç’mendon per Italine,se fare mire mund te jetonte ne Gjermani me gruan gjermane qe ka . Une nuk do ta harroj kurre pritjen e impenjimin e gjithe popullit te Brindisit me 1991-in.Pas gati nje jave qe na sherbenin dite e nate ne shkollat e hapura enkas,na kane percjelle me lote ne sy ,deri femije djem e vajza ,pleq e plaka qe vinin na sherbenin per çdo gje e ne çdo moment e çdo gje e benin vullnetarisht thjesht humanizem. Por fatkeqesisht te mirat harrohen shpejt e kujtohen vetem gjerat negative. Mendoj qe ne shqiptaret,pavaresisht nga debatet e kundershtite qe mund te kemi ,duhet te mesojme ti shohim si miq italianet e po ashtu edhe greket e malazezet,sepse jane popujt me te afert me ne ,me te ngjashmit,e ne nje pjese te madhe edhe te kryqezuar ne gjak me shqiptaret .

  2. balzac says:

    Te ngjyrosurit kane nje problem nga i cili nuk po shkeputen dot.Ata mendojne se per shkak te historise se tyre te hidhur e tere bota u detyrohet.A nuk e vete re se sa injorant u tregua kjo perle e zeze e kombetares italiane pasi beri gol!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje