Angliaka mundur të dalë e para në grupin e saj, duke befasuar të gjithë, pasi nuk shihej si një ekip shumë i fortë. Kjo, edhe për shkak të mungesave të rëndësishme. Një prej tyre është pikërisht Frenk Lampard, që suksesin e shokëve të vet e ka ndjekur nëpërmjet televiziorit. Ai ndodhet për pushime në rivierën italiane së bashku me të fejuarën Christine Bleakley, por kur luanAnglia, nuk i heq kurrë sytë nga televizori. Madje, në fotot e publikuara nga mediat britanike, ai duket shumë i dëshpëruar, edhe pse ndodhet për pushime me të fejuarën. Si duket djemtë e kombëtares i mungojnë shumë.