Guardiola, trajneri i ardhshëm i Bajern Mynih?

19 Qershor 2012, 13:13Sport TEMA

Revista gjermane “Bild” ka publikuar lajmin bombë se Pep Guardiola ka filluar bisedimet me Bajern Mynih për t’u bërë trajneri i skuadrës bavareze në sezonin 2013-2014, pasi të përfundojë kontrata e trajnerit aktual Jup Heinkes.

Sipas “Bild”, drejtori sportiv i Bajern, Kristian Nerlinger, ka patur bisedime në maj me vëllain e Guardiolës, Pere, një prej këshilltarëve të teknikut spanjoll, gjatë finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, të fituar nga katalanasit me rezultatin 3-0 përballë Atletik Bilbao. Sipas të njëjtit burim, trajneri katalanas ka konfirmuar interesimin e tij për të drejtuar bavarezët në të ardhmen.

41 vjeçari Guardiola arriti të fitonte 14 trofe në vetëm 4 sezone në drejtimin e ekipit katalanas dhe sipas “Bild”, përfundimi i kontratës së Heinkes në vitin 2013 është perfekt për të sjellë teknikun në Gjermani.

“Guardiola do të bëjë një vit pushim dhe do të ketë kohën e mjaftueshme për të mësuar gjermanisht dhe traditat gjermane”, shkruan “Bild”, që zakonisht ka lidhje shumë të ngushta me klubin bavarez dhe shpesh siguron lajme ekskluzive nga kjo skuadër./lajmeshqip

9 komente në “Guardiola, trajneri i ardhshëm i Bajern Mynih?”

  1. madrid says:

    po ce do bayrn kete pederast,ku pershtatet dot ky me mentalitetin bavarez.

    1. Fieraku says:

      o ti madrilen, keshtu si ty foli dhe dhelpra kur nuk e kapi dot rrushin. Ai ne kater vjet, ka fituar tituj me shume se murinjo ne 10 vjet bashke me ferguson ne 25 vjet..
      ju madrilenet nuk shihni futboll, por shihni prapanicen dhe modelin e flokeve te kristiano ronaldos

      1. Argita_B says:

        Eshte e vertete qe Guardiola per periudhen qe ka udhehequr Barcelonen ka fituar trofe me shume se te gjithe trajneret por..kjo eshte e lidhur dhe me faktore te tjere, pra jo vetem me talentin apo punen e tij.
        Nryshe nga Ferguson apo Murinho, Guardiola nuk ndertoi nje ekip vete, ai udhehoqi nje ekip qe prej vitesh ishte i sukseseshem dhe luante tashme nje loje spektakolare qe i la parardhesi i tij Rijkard.
        Ndryshe nga Murinho, Guardiola nuk ka dhene prova as ne ekipe te tjera e as ne kampionate te tjer evropian.
        Kjo nuk i heq meritat, po eshte akoma shpejt qe te vendoset ne rangun e trajnereve me te medhenj te botes.

  2. barcelona says:

    mire e ke madrid,,,,,ua vuri ju te madridit per kater vite radhe,,,mire e ke bravo.

    1. madrid says:

      e ka gruan e bukur ai prandaj,es vet eshte maricon.po s’ka gje ketu do jemi e do ja degjojme bemat.

  3. barca forever says:

    me 100% shkon ne vend te fergusson ke m.u vitin tjeter

  4. shpresojme te jet keshtu qe ta ndryshoj lojen e bajernit

  5. TOTILA says:

    BARCELONA JA K’A FUTUR AQ THELLE RRALLIT TE MUT-DRIDIT PER 4 VJET RRESHT JO VETEM ME LOJE ,POR U KA FSHEHUR TOPIN,I KA DEGJENERUAR PER JETE ,SIDOMOS LEGENIN MURINJO. SHIKONI PAK ECURINE E SPANJES NE EUROPIAN “KOMPLET SI LOJA E BARCELONES ,PRANDAJ IRRITOHET LLUMI MURINJO SE DERI TANI SPANJA KA SHENUAR 6 GOLA NGA KETA 2 I KA SHENUAR FABREGAS ,2 LOJTARI I CELSIT DHE 2 NJE LOJTAR TJETER I KAMPIONATIT SPANJOLL.SHIKONI SE SI TALLEN LOJTARET E BARCELONES DUKE U HEDHUR NDONJE KOCKA PIQUE -SERGJIO -QELBESIRE -RAMOSIT DHE INIESTA DHE XAVI HERNANDEZ NDONJE PAS-KOCKE PSIPKOPATIT -KRIMINEL XAVI ALONSO. I VETMI FISNIK TEK REALI MBETET PORTIERI KASIJAS . NE SE SPANJA DO TE ARRIJE TE FITOJE EUROPIANIN ,KETE DO T’A BEJNE YJET E BARCELONES ,NE MOS KA NDONJE TEORI KONSPIRATIVE T’JA JAPIN SI GJITHMONE GJERMANISE SE U BE KOHE P’A MARE TROFE. GUARDIOLA !!?? ESHTE I JASHTEZAKONESHEM DHE SUPER INTELIGJENT DHE QENDRON SHUME -SHUME LART NGA ANA NJEREZORE .

  6. qa keni me masterat fallco says:

    Edhe una kam per tfitu nese mbajn trajner tBarcelons

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje